Thursday, February 9th, 2012

Dezeko në shënjestrën e Liverpoolit

Published on May 24, 2010 by   ·  

Liverpool ka vënë Edin Dzekon në shënjestrën e tyre si zëvendësues të Fernando Torres, nëse ky i fundit largohet nga “Anfield” këtë verë, është bërë e ditur në “DailyMail”.

Dzeko, 24 vjeç, ka qenë golashënuesi më i mirë i Bundesligës sezonin e fundit dhe shënimi i shpeshtë i golave nga ai ka zgjuar interesim në shumë klube të mëdha, duke përfshirë Milanin, Chelsean dhe Manchester Cityn.

Megjithatë, raporti njofton se trajneri i ri i Wolfsburgut, Steve McClaren, do të mundohet të nxjerrë sa më shumë që të mund nga ylli i klubit gjerman.

Burimet sugjerojnë se Liverpooli do të ofrojë Lucas Leivan dhe Ryan Babel plus para shtesë, për një lojtarë që kushton rreth 30 milionë funte.

Nëse “të kuqtë” do të bënin një lëvizje për të, atëherë kjo do të thoshte se Fernando Torres është rrugës për të ikur nga klubi gjatë kësaj vere.

Tags:

Reklama

Lajmet e Fundit

Editoriale

Chelsea's players celebrate the opening

Editorial: Rikthim i Kampionëve – Pesë gjëra që kemi mësuar nga derbi anglez

LajmeSport.com i është kthyer një editoriali mjaftë të ...
Ivorian striker Didier Drogba (CL) celeb

Lojtari i botës për këtë javë

Lojtari i Chelseat i cili këtë javë shkëlqyer ...
Untitled-1

LIVE TRANSFERIMET

Siç ju kemi paraljmëruar më herët se stafi ...

Advertisements

Refero dhe Fito 
Refero dhe Fito