
Sulmuesi i Interit, Mario Balotelli ka deklaruar se ai ka qajtur nga gëzim, pasi ishte dëshmitar i kualifikimit të Interit në finalen e Madridit të Champions League.
Nerazzurët kishin rezultatin e përgjithshëm 3-2 në favor të tyre dhe do të përballen me Bayern në finale.
“Ishte e pabesueshme. Kam mbetur pa fjalë.”, deklaroi 19-vjeçari për Inter Channel.
“Është hera e parë që kam qajtur për një ndeshje. Jam shumë i lumtur për momentin”.
“Kërkoj të falem nga tifozët, të cilët besojnë se kam bërë diçka gabim. Por ata janë të vetmit, të cilët më kanë ndihmuar dhe më kanë inkurajuar”.
“Dëshiroj t’i siguroj ata se jam në anën e tyre”,shtoi ai.
Inter takohet me Lazion këtë fundjavë.
/LajmeSport.com
FINALJA: FC Bayern Munchen v Chelsea FC ?
Total Voters: 21,984