
Padyshim që kjo mund të quhet ndeshja më e rëndësishme e Interit në sezonin 2009/2010, por përkundër avantazhit 3-1 asgjë nuk është e pamundur për Barcelonan.
Francesco Toldo ( Këmba ), Santon ( gjuri ), Maicon (dhëmbi), Goran Pandev ( kofsha) dhe Balotelli me siguri se nuk do të përfshihet në skuadrën e Mourinhos pas skandalit në javën e kaluar në Giuseppe Meazza, por si duket Maicon ka më shumë shansa të startojë.
Interi ka ditur të mbajë tempon e lojës në raste të nevojshme dhe këtë e ka treguar në ndeshjen kundër Chelseat, por mbetet të shihen rrethanat në Camp Nou.
Portierë: 12 Julio Cesar, 21 Paolo Orlandoni, 51 Vid Belec.
Mbrojtës: 2 Ivan Cordoba, 4 Javier Zanetti, 6 Lucio, 8 Thiago Motta, 23 Marco Materazzi, 25 Walter Samuel, 46 Luca Caldirola.
Mesfushorë: 7 Ricardo Quaresma, 10 Wesley Sneijder, 11 Sulley Muntari 17 Mariga, 19 Esteban Cambiasso.
Sulmues: 9 Samuel Eto’o, 22 Diego Milito, 89 Marko Arnautovic, Mattia Destro.
LajmeSport.com kërkon mendimin tuaj mbi llojin dhe lojtarët që do të përfshihen në formacionin startues të Mourinhos.
Tags: Barcelona, Champions League, Inter