
Ibrahimovic dhe Kaka do të mungojnë në këtë ndeshje.
Sipas një raporti të bërë nga Marca, Kaka do të mungojë në ndeshjen e nesërme kundër Barcelonës në Santiago Bernabeu, ndërsa Karim Benzema dhe Lassana Diarra do të rikthehen.
Los Blancos sot trajnuan me dyer të mbyllura, sepse Pellegrini i ka dhënë udhëzimet e fundit lojtarëve të tij për ndeshjen e nesërme.
Lista e lojtarëve të Manuel Pellegrinit për El Classico:
Portierët: Casillas, Dude
Mbrojtësit: Arbeloa, Albiol, Ramos, Garay, Marcelo, Metzelder
Mesfushorët:Xabi Alonso, Gago, Lass, Diarra, Guti, Van der Vaart, Granero
Sulmuesit: Benzema, Higuain, Raul, Cristiano Ronaldo
Lajmesport.com ju fton juve vizitorë të nderuar të bëni zgjedhjen e 11 lojtarëve startues të Real Madridit kundër Barcelonës.
Zgjedhja e bërë nga Lajmesport.com është:(4-3-1-2). Casillas – Arbeloa, Ramos, Albiol, Metzelder – Xabi Alonso, Guti, Lass – Van der Vaart – Cristiano Ronaldo, Higuain
Safir Metbala, Lajmesport.com
Tags: Barcelona, El Classico, Ibrahimovic, Kaka, Real madrid
FINALJA: FC Bayern Munchen v Chelsea FC ?
Total Voters: 21,984