
Eshtë goditje e rëndë mungesa e Ibrahimovicit dhe Kakas për ndeshjen e nesërme.
Sipas një raporti të bërë nga Mara, Trajneri i Barcelonës Pep Guardiola ka konfirmuar se Zlatan Ibrahimovic do të mungojë në El Classico pasi që suedezi ende nuk është shëruar nga lëndimi që e pësoi në ndeshjen e La Ligas kundër Athletic Bilbaos.
Për Barcelonën do të mungojë edhe Eric Abidal i cili u lëndua në ndeshjen kundër Arsenali në Champions League.
Gerard Pique do të jetë i gatshëm për ndeshjen e nesërme. I riu Jeffren Suarez është në listën e Guardiolas për ndeshjen e nesërme.
Lista e lojtarëve të Pep Guardiolas për El Classico:
Portierët: Victor Valdes, Pinto
Mbrojtësit: Dani Alves, Dmytro Chygrynskiy, Gaby Milito, Carles Puyol, Gerard Pique, Maxwell
Mesfushorët: Yaya Toure, Seydou Keita, Sergi Busuqets, Andres Iniesta, Xavi Hernandez
Sulmuesit: Thierry Henry, Pedro Rodriguez, Bojan Krkic, Lionel Messi, Jeffren Suarez.
Lajmesport.com ju fton juve vizitor të nderuar të bëni zgjedhjen e 11 lojtarëve startues të Barcelonës për El Classico
Zgjedhja e bërë nga Lajmesport.com është: (4-3-3). Valdes – Dani Alves, Puyol, Pique, Maxwell – Xavi, Iniesta, Busquets – Henry, Pedro, Messi.
Safir Metbala, Lajmesport.com
Tags: Barcelona, El Classico, Ibrahimovic, Messi, Real madrid