
Louis van Gaal ka lavdëruar suksesin e Bayern Munich , i cili është kualifikuar në finalen e Champions League dhe do të takohet me fituesin e ndeshjes Barcelona – Inter.
“Bayern mund të mposht çdo ekip. Ja, pse jemi në finale”,deklaroi van Gaal për ueb-sajtin zyrtar të klubit.
“Kemi bërë punë të mrekullueshme. Ata luajtën shumë mirë. Është e shkëlqyer të jemi në finale”.
Mesfushori Schweinsteiger tha:
“Finalja është e shkëlqyer për të gjithë klubin. Jemi një ekip i mirë me karakter të shkëlqyer. Është mirë të luash në këtë ekip. Gjërat duken mirë, por nuk kemi fituar ende”.
“Jam krenar të jem në këtë ekip dhe me suksesin e arritur sonte. Kjo ishte super-performancë. Kemi një ekip të mirë dhe besojmë në vetvete. Jemi të gjithë të uritur për sukses”.
/LajmeSport.com
Tags: Bayern Munich, Champions League, Van Gaal