Manchester United ka shënuar fitore të rëndësishme me rezultat 3-1 kundër Tottenham Hotspur, ndeshje e zhvilluar në Old Trafford dhe me këto tre pikë United mbetet lider në tabelë,të paktën deri nesër ku Chelsea takohet me Stoke Cityn.
Fituesi i këtij takimi vendoset në pjesën e dytë. Berbatov pason për Evran, i cili fauluohet brenda zonës së rrezikshme dhe përgjegjësinë për të goditur e merr Ryan Giggs, i cili nuk dështon nga pika e bardhë. Ndodhi kjo në minutën e 58′.
Pas 12 minutave lojë, nga krosimi shënon King duke barazuar rezultatin.
Mirëpo dëshira për fitore mbizotëronte tek United. Federico Macheda pason për Nanin, i cili futet në zonë dhe parabulon portierin Gomes duke shënuar për 2-1.
Pas 4 minutave Nani fiton një penalti dhe përsëri Giggs nuk gabon nga njëmbëdhjetë metërshi duke siguruar tre pikë të plota.
Në fund edhe pse pati 4 minuta lojë shtesë, nuk patëm rastin të shohim ndonjë gol.
/LajmeSport.com
Tags: Mposhtet, Old Trafford, Tottenham
Pingback: shqipsot.com