
Është ndeshja e tretë në Europa League që ka përfunduar me rezultat 2-1. Kësaj rradhe Hamburgu ka mposhtur Standard Liege në NordBrank Arena.
Ishin mysafirët që kaluan në epërsi të parët me anë të golit të shënuar nga Mbokani, saktësisht në minutën e 31′.
Në minutën e 42′ akordohet penalti për Hamburgun dhe Petric nuk dështon nga pika e bardhë duke barazuar në 1-1.
Pas 3′ minutash van Nistelrooy dyfishon rezultatin për gjermanët dhe deri në fund të ndeshjes nuk kishte më gola.
Sidoqoftë, Standard Liege nuk mbetet keq sepse ka shënuar një gol si mysafir.
/LajmeSport.com
Tags: NordBrank Arena, Pëson, Standard Liege