
Lajme të këqija për finalistin e parë në Champions League, Bayern Munich.
Trajneri i Bayern Munich, Louis van Gaal nuk do të llogarisë në anësorin në Francezin Franck Ribery në finalen e UEFA Champions League, pasi ai është dënuar me tre ndeshje moslojë.
10 minuta para fundit të pjesës së parë në Allianz Arena, Ribery humbi kontrollin në mesfushë duke e fauluar Lisandro Lopezin, kurse gjyqtari nuk tregoi mëshirë duke e përjashtuar nga loja francezin.
Karl-Heinz Rummenigge kishte shpresuar se Ribery’s do t’i jepej dënimi për një ndeshja, por doli të ishte krejtësisht ndryshe sepse anësori u ndëshkua me tre ndeshje dënim.
Reprezentuesi Francez ishte ndëshkuar për ndeshjen e së Martës kundër Lyon, që do të thotë se atij i mbeten edhe 2 ndeshje suspendimi. Bayern mund të apelojë brenda tri ditëve për këtë vendim.
/LajmeSport.com
Tags: Bayern Munich, Champions League, Ribery
FINALJA: FC Bayern Munchen v Chelsea FC ?
Total Voters: 21,984