Presidenti i Interit, Massimo Moratti ka lavdëruar Mourinhon duke e përcaktuar atë si të ‘mrekullueshëm’ dhe e ka krahasuar me legjendën, Helenio Herrera.
Herrera udhëheqi Interin drejtë dy kupave ndërkontinentale, dy kupave Europiane dhe tre titujve të Serie A në vitin 1960, kurse Mourinho fitoi finalen me Interin që nga viti 1972.
Me epërsinë prej 3-1 në San Siro, Inter kishte punë të vështirë në Camp Nou, e sidomos pas kartonit të kuq për Mottan pas një ndërhyrjeje tek Busquets. Përkundër golit të Pique në minutën e 84′, Nerazzurët nuk u dorëzuan dhe arritën tek qëllimi i tyre.
“Ata kanë një karakter të ngjajshëm, punëtorë të shkëlqyer, profesionalë, guximtarë dhe frymëzues. I shoh ata si shumë të ngjajshëm”, ishin disa nga fjalët e Morattit.
/LajmeSport.com
Tags: Inter, moratti, Mourinho
FINALJA: FC Bayern Munchen v Chelsea FC ?
Total Voters: 21,984