Liverpooli ka pësuar humbje nga Benfica, ndeshje e cila përfundoi me rezultat 2-1.
Ekipi i Rafa Benitez kishte një mungesë të madhe sepse Ryan Babel ndëshkohet me karton të kuq në minutën e 31′ dhe Liverpoolit i mbeti të vazhdojë lojën me 10 lojtarë në fushë.
Ishin mysafirët që kaluan në epërsi me anë të Agger, i cili shënon për 1-0 në minutën e 9′.
Benfica kishte fat të madh në këtë ndeshje sepse fitoi dy penalti. Cardozo dy herë morri përgjegjësinë dhe nga tentimet e tij nga pika e bardhë nuk dështoi asnjëherë (59′, 79′ ).
Sidoqoftë mbetet të zhvillohet edhe ndeshja tjetër në stadiumin Anfield, ku Liverpool do të ketë përkrahjen e tifozëve vendas…
/LajmeSport.com
Tags: Benfica, Liverpool, Mposhtet