Raportet nga Italia sugjerojnë se Juventusi është duke planifikuar t’ia ofrojë Arsenalit mesfushorin Felipe Melo në shkëmbim të Robin van Persie.
Ekipi Italian është duke planifikuar rindërtimin e ekipet pas një sezoni dështues dhe holandezi është një nga top transferimet e menduara. Sipas Daily Mirror, ata besojnë se Felipe Melo mjafton për bindjen e Wenger.
Melo ishte shënjestra e Arsenalit verën e kaluar, por vendosi të kalonte tek Zonja e Vjetër nga Fiorentina. Por pas një sezoni të vështirë, Juve mund të përgatis një largim të 26-vjeçarit.
Për më shumë, Wenger kishte deklaruar muajin e kaluar duke thënë se ata ende mendojnë se ai është lojtar i talentuar.
Buffon mund të përfshihet si pjesë e kontratës duke parë që Arsenalit i nevojitet një portier i mirë, edhe pse Italiani nuk ka deklaruar mbi një largim.
/LajmeSport.com
Tags: Juventus, Melo, Planifikon, Shkëmbim, Van Persie