Fiorentina ka pësuar humbje me rezultat 0-2 nga Chievo, ndeshje e zhvilluar në stadiumin Artemio Franchi.
Në pjesën e parë nuk patëm rastin të shohim gola, por 45′ minutëshi i dytë shfaqi befasi.
Në minutën e 51′ akordohet penalti për Fiorentinën, por Vargas dështon nga pika e bardhë.
Chievo shfrytëzon gabimin e ekipit nga Firenca duke shënuar dy herë me anë të Sergio Pellissier (54′) dhe Gennaro Sardo (75′).
Fiorentina gjendet e 10 në tabelë me 46 pikë, kurse Chievo e 11 me 44 pikë të mbledhura.
/LajmeSport.com
Tags: Artemio Franchi, Fiorentina, Mposhtet