Sonte me fillim nga ora 20:45 në Old Trafford, takohen Manchester United – Bayern Munich.
Natyrisht, pritet të jetë ndeshje shumë e vështirë dhe njëkohësisht interesante nga të dyja palët.
Djajtë e Kuq arritën që në fillim të krijojnë epërsi me anë të golit të Rooneyt, kurse Bavarezët arritën që të zhbllokonin rezultatin duke shënuar dy herë, me anë të Riberys dhe Olic.
Ka pasur deklarata nga trajnerë dhe nga lojtarë.
van Gaal kishte deklaruar se Bayern është favorit i dytë kurse Mark Van Bommel kishte thënë se ekipit i duhet besimi nëse dëshirojnë fitore.
Sir Alex Ferguson kishte thënë se nuk ka shansa që Rooney të luaj. Anglezi ishte lënduar në minutat e fundit dhe kishte dëmtuar ligamentet e gjurit.
Para kësaj ndeshje United ishte konsideruar favorit mirëpo më pas kishte luftuar shumë Bayern dhe në fund e arriti qëllimin.
Ndihmesë e madhe për ekipin e van Gaal pritet të jetë rikthimi i lojtarit me ndikim të madh,Bastian Schweinsteiger.
A mund t’i ndodh gjëja e njejtë Bayernit sikur se gjëja që i ka bërë Lioni Real Madridit ?
Kurse pyetja kryesore është: Sa larg mund të arrijë Bayerni nëse eliminohet Manchester United ?
/LajmeSport.com
Tags: Arrijë, Bayern, debat, Eliminohet, Sa Larg, united
FINALJA: FC Bayern Munchen v Chelsea FC ?
Total Voters: 21,984