Mbrojtësi i Liverpoolit, Jamie Carragher, beson se skuadra e tij mund të fitoj trofe këtë vit sepse Liverpooli ende është ne garë titullin për Ligën e Evropës.
Liverpool sot takohet me Benficën dhe Carragher pritet të bëjë paraqitjen e 621-të për ketë klub.Ai mund të ngjitet me lartë se Alan Hansen në pozitën e 8.
“Liga e Evropës është shumë e mirë dhe ky është momenti qe në ta fitojmë atë trofe. Ne jemi te etur për titull andaj duhet të luftojmë më zemërluani. Nëse ne fitojmë ketë trofe natyrisht që gjërat do të ishin më mirë edhe në Premier Ligë”, ka thënë Carragher.
/LajmeSport.com