
Sulmuesi i Milanit, Marco Borriello shpreson që Leonardo të qëndrojë në klub, përkundër raporteve që çonin në një largim të tij.
Milan ka refuzuar lajmet që thonin se ka rinovuar kontratën e tij dhe aventura në San Siro ndoshta mund të përfundojë në fund të sezonit.
“Shpresojmë ta kemi atë në sezonin tjetër. Ai është person i mirë i cili siguron se vendi i zhveshtores është i bashkuar”,deklaroi Borriello për Milan Channel.
“Ishte sezoni i tij i parë si trajner. Edhe pse bëri disa gabime, ai mund të bëhet më i mirë”.
“Mendoj se Milan do ta mbajë atë. Shpresoj për çdo rast”.
/LajmeSport.com
Tags: Borriello, Leonardo, qëndrim, Shpreson