Legjenda e Interit, Roberta Boninsegna beson se Jose Mourinho mund ta përfundoj punën e tij në Camp Nou, duke u kualifikuar në finalen e Madridit pas fitores 3-1 në ndeshjen e parë që u zhvillua në Giuseppe Meazza.
“Mendoj se Barcelona frikësohet. Nuk mendoj se ata besojnë se do të jenë të gatshëm të fitojnë 4-0″,deklaroi Boninsegna për Goal.com Italia.
“Shikoni se çfarë ndodhi në San Siro. Kam besim për ndeshjen. Nuk do të jetë e lehtë sepse ata janë si një makinë”.
“Ata duhet të shënojnë dy gola dhe të mos pranojnë ndonjë dhe besoj kjo do të jetë shumë e vështirë sepse ata nuk shihen shumë të fortë në ndeshjen kthyese”.
“Shpresoj se Ibrahimovic nuk do të luaj për shkak të gripit”, bëri shaka Boninsegna.
“Çfarë më brengos më shumë janë gjyqtarët. Shpresoj se nuk do të bëj të njëjtën gjë si në ndeshjen kundër Liverpool [ 2008] kur e përjashtoi nga loja Marco Materazzin”.
Frank De Bleeckere ishte gjyqtar i asaj ndeshje dhe do të jetë edhe sonte në ndeshjen në Camp Nou.
/LajmeSport.com
Tags: Barcelona, Boninsegna, Champions League, Inter
FINALJA: FC Bayern Munchen v Chelsea FC ?
Total Voters: 21,984