Koha: E mërkurë, 17 Mars 2010, Ora: 20:45
Vendi: Camp Nou, Barcelona
Të mërkurën me fillim nga ora 20:45 takohen në Camp Nou Barcelona dhe Stuttgarti. Ndeshja e parë ka përfunduar me rezultat 1-1.
Barcelona
Ndoshta Barcelona nuk është si në sezonin 2008-2009 por ekipi i Pep Guardiolës ende mbetet më i miri në botë. Blaugranët kanë vuajtur paksa në sezon dhe në disa raste kanë qenë jobindës, por ata ende nuk i ka eliminuar askush.
Për momentin Barcelona është e dyta në Primera Division në Spanjë, duke mbledhur 65 pikë nga 26 ndeshje.Blaugranët kanë pikë të njëjtja me Real Madridin por kanë edhe gol-diferencë.
Kampionët aktualë javën e fundit mposhtën në Camp Nou Valencian, me hat-trikun e shënuar nga Lionel Messi.
Sidoqoftë Barcelona nuk duhet të ankohet pasi ata sonte e presin Stuttgartin në shtëpi në kuadër të Champions League. Në ndeshjen e parë spanjollët ngecën paksa dhe gjermanët ia dolën të barazonin 1-1. Rezultati në Mercedes-Benz Arena do të ishte ndryshe nëse Stuttgart do t’i shrytëzonte rastet e tyre.
Sezonin e kaluar Barca barazoi 1-1 me Lionin si mysafir, kurse ata i mposhtën francezët në shtëpi me rezultat 5-2.Prandaj ekipi i Pep Guardiolës do të besojë se ata mund të arrijnë rezultat të njëjtë.
Forma e Barcelonës:
Barcelona 3-0 Valencia ( 14 Mars, La Liga)
Almeria 2-2 Barcelona (6 Mars, La Liga )
Barcelona 2-1 Malaga (27 Shkurt, La Liga )
Stuttgart 1-1 Barcelona ( 23 Shkurt, Champions League)
Barcelona 4-0 Racing Santander ( 20 Shkurt, La Liga)
Të dhënat nga Barcelona: Henry dhe Ibrahimovic do të luajnë kundër Stuttgart kurse Eric Abidal është duke ushtruar më shumë, por duket se Maxwell do të jetë si mbrojtës i majtë. Nuk dihet se a do të luajë Xavi pasi ka pësuar një lëndim në kofshë dhe ndoshta Keita do ta zërë vendin e tij.
Formacioni i mundshëm i Barcelonës - (4-3-3): Valdes, Alves, Puyol, Pique, Maxwell; Keita, Busquets, Iniesta; Messi, Ibrahimovic, Henry.
Stuttgart
Stuttgart startoi sezonin 2009-2010 në mënyrë katastrofale.Nën drejtimin e Markus Babbel, Shvabët fituan 2 ndeshje nga 15 gjithsej në Bundesligën gjermane. Por kur erdhi Christian Gross, ekipi gjerman dukshëm ka përparuar.Momentalisht ata janë në pozitën e 9 me 35 pikë nga 26 ndeshje.
Për më shumë, Stuttgart ka fituar besim të madh në kuadër të Champions League. Para tre jave ata mbajtën Barcelonën mjaft mirë duke barazuar 1-1 dhe po t’i shfrytëzonin rastet që kishin, ata me siguri do ta fitonin ndeshjen.
Sidoqoftë Stuttgart do të ketë për qëllim që të krijojë një befasi të dorës së parë në Camp Nou.Shumë njerëz janë duke shkruajtur se Barcelona ka një formë të mrekullueshme në shtëpi por Stuttgart që u demonstrua në ndeshjen e parë, me siguri do të organizojë sulme të mira për të destabilizuar mbrojtjen Katalanase.
Forma e Stuttgart:
Schalke 2-1 Stuttgart (12 Mars, Bundesliga)
Werder Bremen 2-2 Stuttgart (6 Mars, Bundesliga)
Stuttgart 2-1 Eintracht Frankfurt ( 27 Shkurt, Bundesliga)
Stuttgart 1-1 Barcelona ( 23 Shkurt, Champions League)
FC Cologne 5-1 Stuttgart ( 20 Shkurt, Bundesliga)
Të dhënat nga Stuttgart:
Matthieu Delpierre është rikthyer dhe Stuttgart do ta ketë në dispozicion edhe Stefano Celozzin, pasi ky i fundit ishte i sëmurë.
Formacioni i mundshëm i Stuttgart – (4-4-2): Lehmann; Celozzi, Tasci, Delpierre, Molinaro; Gebhart, Kuzmanovic, Khedira, Hleb; Cacau, Pogrebnyak.
Epilogu: Duke marrë parasysh formën e Barcelonës që tregoi kundër Valencias, Blaugranët ndoshta do të tregojnë se çfarë mund të bëjnë kundër Stuttgart.
Parashikimi im: Barcelona 2-0 Stuttgart
Tags: Barcelona, Parashikim, Stuttgart
FINALJA: FC Bayern Munchen v Chelsea FC ?
Total Voters: 21,984