Thursday, May 24th, 2012

Vlerësim i lojtarëve: Bayern Munich – Manchester United

Published on March 31, 2010 by   ·   24 Comments



LajmeSport.com paraqet vlerësimin e lojtarëve të ndeshjes Bayern Munich 2-1 Manchester United, bazuar ne Goal.com.

Bayern Munich

Butt: 6- Butt u mposht shumë herët nga Rooney ose saktësisht në minutën e dytë dhe shumë herë United dështoi ta testonte me të vërtetë atë.

Lahm: 6.5 -
Kishte ndikim të madh tek topi por disa herë e humbi atë. E kontrolloi mirë koreanin Park dhe meriton një notë mesatare.

Van Buyten: 6- Kishte paraqitje më të mirë se Demichelis por në anën tjetër lejoi mundësi të pashfrytëzuara të Rooneyt.

Demichelis: 4.5 – Argjentinasi kishte gabime të mëdha dhe për shkak të degazhimit të tij, Rooney shënoi gol por Demichelis u dëshmua pothuajse në pjesën e dytë.

Badstuber: 6.5 – Pasoi disa herë për Riberyn dhe bllokoi Nanin por në luftë me portugezin nuk ishte gjithmonë fitimtar. Kontrolloi më mirë topin kur Bayern shtoi presionin në pjesën e dytë.

Antiltop: 6.5 – Avansonte në disa pozita të mira por ishte i ngadalshëm në sulme. Në pjesën e dytë pati rast perfekt, por Van der Sar ishte në vend. Një gol mund t’ia kishte ngritur notën atij.

Van Bommel: 7- Bëri punën e tij si gjithmonë duke luftuar në mesfushë dhe e posedonte mjaft mirë topin. Ishte arsyeja kryesore pse Bayerni morri kontrollin në pjesën e dytë.

Pranjic: 6.5 –Pranjic meriton një notë mesatare sepse ishte i sigurt dhe i mbajti mjaft mirë Scholes dhe Carrick.

Ribery: 7- Jo në formën e tij më të mirë por kishte depërtime të mira dhe me krosimet e tij shkaktonte panik tek Man.Utd. Goli i tij ishte i rëndësishëm sepse shtoi dhe më shumë motivin për fitore.

Mueller: 6- Kishte kontribuar mirë sot edhe pse nuk u pa aq shumë, mirëpo pasoi për Altintop dhe Olic.

Olic: 7.5 – Shënoi golin vendimtar dhe në disa raste u tregua i rrezikshëm duke iu shmangur mbrojtësve të ekipit anglez.

Gomez: 6.5 – Filloi aksionin e golit të dytë dhe pastaj Olic iu bashkangjit duke shënuar golin e fitores.

Klose – Minutazh i shkurtër.

Tymoshchuk: Zëvendësim i vonuar

Manchester United

Van der Sar: 7 – Ishte shumë i zënë me intervenimet e tij dhe në disa raste e ndali topin në mënyrë perfekte.

Neville: 6 – Nuk ishte në nivel për të garuar me Riberyn dhe në fund i fali dhe një gjuajtje të lirë, ku francezi nuk dështoi dhe shënoi gol.

Ferdinand: 6- Ngeci në disa raste me Olic dhe duhet të përmirësohet nëse dëshiron dominimin e Manchester në Premier Ligë.

Vidic: 6 – Kishte rast perfekt kur qëlloi transverzalen por kishte mbetur prapa Olic dhe Kroati shfrytëzoi hapësirën duke shënuar gol.

Evra: 5 – Nuk ishte aq i dobishëm në pjesën e dytë aq sa duhet për Man.Utd dhe në disa raste e kishte lënë Altintopin vetëm , që do të thotë se kundërshtari krijonte raste.

Nani: 6- Kishte krosime drejt Rooneyt por kur Bayerni morri kontrollin ai nuk u vërejt dhe u zëvendësua vonë me Giggs.

Fletcher: 6- Mesfushor perfekt. Krosimin e tij duhej ta kishte shfrytëzuar Rooney dhe rezultati mund të ishte 2-0.

Carrick: 5.5 – Nuk ishte në formën e tij më të mirë dhe u zëvendësua nga Valencia. Nuk kishte raste përveç një goditje të bërë nga ai.

Schooles: 6- Veterani nuk kishte marrë pjesë në finalen e vitit 1999 dhe sot ai shfaqi performancë gati të njejtë, siç e bën gjithmonë.

Park: 5.5 – Koreani u përpoq të luante shpejt duke dhënë më të mirën për t’u përfshirë në tempon e lojës, por shpesh e humbi topin.

Rooney:7- Shënoi herët një gol që i dha avantazh anglezëve, por në vazhdim të lojës ishte i izoluar. Po ashtu kishte disa raste që mund t’i shfrytëzonte në dobi të Man.Utd.

Zëvendësime:

Valencia: 5.5- Nuk kishte efekt zëvendësimi i tij me Carrick për ta shpartalluar mbrojtjen gjermane.

Berbatov: 5.5- Shfaqi formë të mirë në ndeshjen e fundit të Premier Ligë por presioni i gjermanëve e bllokoi atë.

Giggs: Zëvendësim i vonuar

/LajmeSport.com

Tags: , , ,

  • http://www.lajmesport.com Amir manchA

    u kry puna e MANCHESTERIT PERFUNDOJ SEZONA E TIJ 2009/2010

  • http://lajmesport.com toni-as.roma

    MA NOTEN E DOPT EKA MERITU EVRA SE PARKI BRW AJ PARKI SDIKE SEN AMA NUK GABOJ SI EVRA SKEONDAT E FUNDIT TE GOLI DYT

  • http://www.lajmesport.com SeRvEt_

    haha po mir e ki forca fc bayern munchen

  • Manchester United – Champions

    hahah Forza Bayern munich fuck manchester manqesteri POsht Bayerni NAlt Havera Bjen MAnchesteri

  • c.ronaldo

    o ska lidhje bre 2-1 sosht kurgjo tash e shohim ndeshjen e kthimit fiton mancha 2-0 edhe shkon

  • toni

    urime bajernin se e ka meritu hallall ede pse nuk jam me asnjonin ekip po nese bajerni lun qashtu ne lojen kthyse edh ei kthehet rebeni manchesteri e ke shum veshtir ok urime juve tifozave te bajernit

  • http://lajmesport.com maski

    o tifoz te bayernit urime fitorja edhe e deshmum qe jemi bavarez lum 90 + minuta shtes nuk ndalem,e ju tifoz te manqes kqyr mos po ju lendohet roney se pa te smundeni as hapin me bo, sjini ju sikur na me gjys ekipi me ju mujt,,,,,,,,,,oooooolllllleeeeeeeeee bayerrrrrrrrrnnnnnnnnn

  • R7

    E paskeni knaq edhe ku te lajmesport.com , hajt pash zoten hekeni qetoo

  • http://sevilla valon

    gjermon jon kta nuk derzohen deri ne fund ” e marrum shembull me hitlerin veten e ka myt edhe luften nuk e ka derzu deri ne fund edhe kta jon gjermon ” nacista ” desin ne fush qatu e deri ne momentie fundit nuk e lshoj lojen ” per manqasterin si duhet edhe un jom i pajtimi qi per kit sezon ka perfundua gjith qka ” forca chelsea ne premijer lig ” sukses me manqesterin chelsea kampijon

  • http://www.acmilan-news.com acmilan

    Sa ke nota e runit more !

  • Blue’s 4 life

    qka sja kini qit kuoten rooney se 3 u kon duft me ja qit qat goll qi e dha e kisha jep edhe une e tjerat qka ka hup ncncn a van der sar e meriton 8

  • http://interimaifortinbot faktori

    kan lujt koqe me manchesterin qe po thojn manchesteri pamposhtur u pa loja kush esht ma i miri

  • http://2 milano

    e more MUN nuk jan tana ekipet Milano,edhe se e du shumè MILANON,ka ekipe qe ju mujn,por ka ekipe qe nuk ju lajn as me prek topin.kshtu qe ju preferoj qe te mbani kosmodiskun hahaha

  • ribery

    loja kthyse bayern duhet me lujt si pram a po nini urime fitorja kej babarezveeeee

  • http://BINI-ACMILAN bini milan

    HAH BAJERN BRAVO KALZOI SE JA BABA NE FUTBOLLL EVROPIAN
    BRAVOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO
    OLIQ BRAVOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO
    RIBERI BRAVOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO
    BRAVO BAJERNNNNNNNNNNNNNNNNNNNNNNNNNNNNNNNNNN
    SHUM I GEZUSHEM JAM KAN KUR SHENOI OLIQ GOL
    HAHHA BAJERN KAMPION

  • http://youjizz.com isuf MANCHESTER

    o ska lidhje vin kta old trafort ishalla nuk lendohet rooney se krejt familet pidh kan me jav qi mancha

  • HammiT

    Hej ju lutem mos folni !!! Ndeshja ne Old Trafford eshte vendimtare nuk dmth qe ka fitu 2-1 e me shku ne qetesi , se kan me pa andrra ne Theatre of Dreams!!!

    Mancha ! 4ever!!! in my heart!!!

  • http://www.lajmesport.com lenti.fc.bayern munich

    bayern perpara..ronney kah mete?

  • Byli RMa ManChe

    BRaVoo aMo KeRKusH 8 NoTen edHe pse ekam pa veq PJ1 ni shok me tha qka ka mbrojt vandersari ne PJ2 KeNa Me MuJT BaVaReZeT MaN UTD 3 : 1 BayeRN FoRZa ReaL MaDRiT FoRZa ManCHeSTeR UTD

  • http://lajmesport.com mendi

    ma hankshi karin ju tifozt e bayernit se man.utd eshte ma ifort

  • http://erjonxhepa erjon

    forza baern mynvhen nji gol tjeter ne old treferd me kundersul edhe mirupafshim champions lige mancester

  • Sllatina-Manchester United-Meedi

    Fuck Bayern Forca Manchester United En Old Trafford Kullet Manchesteri Havera Rooney Kame ju hi bayernit te Grat me Top..ner Fustana kome ja Bo sikur Romes 7-1 qe ja ka pat Bo…nese ju kujtohet juve anti tifoza te manchesterit

  • bavarezi

    bajerni kapion

  • http://www.lajmesport.com bla blaa

    nejse n’1999/2000 :) qeshtu e kemi mujt bayernin bile ma keq ajo u konen finale :D per 3 min 2 gola :D ska lidhje tash edhe me hup :)

Anketë

FINALJA: FC Bayern Munchen v Chelsea FC ?

  • Chelsea FC (51%, 11,213 Votes)
  • Bayern Munchen (49%, 10,774 Votes)

Total Voters: 21,984

Loading ... Loading ...

Advertisements

Reklama

Lajmet e Fundit

Editoriale

Chelsea's Ivorian forward Didier Drogba

10 lojtarët më të mirë këtë sezon në UCL sipas ekspertëve

LajmeSport.Com sjellë tek ju listën e 10 lojtarëve ...
Britain Soccer Premier League

DEBAT: Fituesi i Premier League sezonin e ardhshëm?

Edhe pse ka vetëm një javë që ka ...
Napoli - K

5 Arsye për të shikuar finalen e Kupës së Italisë

Të gjithë gjatë këtij vikendi jemi hutuar pas ...

Advertisements