Trajneri i Bayernit, holandezi Louis Van Gaal ka një ide të jashtëzakonshme për një revolucion për të cilin ai thotë se futbolli ka nevojë urgjente.
Van Gaal ka propozuar ndryshimin e disa regullave në futboll, ndër të cilat është dhe heqja komplete e penaltive dhe vendosja e një regulli që quhet loja e Gladiatorëve, por më ekzaktësisht Van Gaal dëshiron:
Largimin e penaltive…
Për penaltitë Van Gaal thotë se është llotari.
“ Unë jam për lojën e gladiatorëve. Nëse ndeshja shkon në vazhdime dy herë nga 15 minuta, çdo pesë minuta largohet nga një lojtar prej secilit ekip. “
“ Pas 95 minuta lojë, luajnë 10 kundër 10, pas 100 minutave luajnë 9 kundër 9. Pas minutës së 115 luajnë vetëm 6 kundër 6. Tani fiton skuadra më e mirë në fushë, dhe jo një lojtar që vendos fatin e ndeshjes.”
“ Nëse rezultati është i barabartë pas 120 minutave, luhen 10 minuta shtesë ku vendos goli i artë.”
Aplikimin e Teknologjisë në futboll…
“ Është me rëndësi, që njeriu më të mos vendos. Teknika është e pavarur dhe objektive. “
Për chipat në topat e futbollit që përdoren Van Gaal shprehet se është çmenduri që FIFA nuk i shfrytëzon.
“ Është çmenduri, që ne nuk i përdorim ata topa.”
Heqjen e rivënies anësore…
“ Ky duhet të jetë fundi për këtë rregull. Është më mirë, pasi që mbrojtjet e ekipeve e shfrytëzojnë për të mënjanuar rastet. Duhet të bëhet rivënia me goditja me këmbë, do të ishte më atraktive.”
Kërkon vendosjen e Dy gjyqtarëve dhe një gjyqtari kompjuterik në vend të asistentëve…
“ Si në basketboll dhe në Hockey na duhen dy gjyqtarë për secilën pjesë dhe të pozicionuar në diagonale. Ata janë direkt me topin dhe shohin qka po ndodh edhe në shpinën e lojtarëve. Ata janë të lidhur me një gjyqtar tjetër që e përcjell ndeshjen në mënyrë kompjuterike. “ tha Van Gaal.
Çfarë mendoni për këto ide të trajnerit të Bayernit, duhet të aplikohen…?
/LajmeSport.com
Tags: Bayern, BundesLiga, Van Gaal