Përkundër deklaratave të Karl-Heinz Rummenige dhe Franz Beckenbauer në lidhje me temën se Rooney është mjaft i rrezikshëm, trajneri Luois van Gaal ka hedhur poshtë spekulimet se skuadra e tij frikësohet nga Man. Utd.
Bavarezët takohen me Djajtë e Kuq në Allianz Arena dhe van Gaal beson se Bayern Munich ka kualitet sa për t’i shkaktuar telashe ekipit të Ferguson.
“Kurrë nuk jam frikësuar dhe lojtarët e mi po ashtu nuk frikësohen”, deklaroi van Gaal para ndeshjes.
“ E vlerësojmë kualitetin e Rooneyt. Ai është super-lojtar. Kur ishte i ri une shpesh pyesja se ku qëndronte vizioni i tij. Tani ai është përmirësuar dhe është vështirë të dërgohet jashtë loje”.
“Por mund të menaxhojmë sepse kemi kualitet. Ferguson dhe lojtarët e tij duhet të frikësohen nga ajo”.
Trajneri tha disa fjalë në lidhje me lëndimin e Robben.
“Na duhet një lojtar si Robben kundër Manchester United por nëse nuk është 100% i gatshëm, ai nuk do të luajë”.
“Gjithmonë duhet të kujdeseni për një lojtar të klasit të lartë. Ai nuk është lënduar por muskuli i tij është lodhur”.
/LajmeSport.com
Tags: Frikësohemi, man.utd, Nuk, Robben, Van Gaal
FINALJA: FC Bayern Munchen v Chelsea FC ?
Total Voters: 21,984