Fernando Torresit mund ti jipet rasti të bëhet ‘’ fytyra e Liverpoolit ‘’ në një lëvizje që do ti siguronte spanjollit qëndrimin në Anfield, njofton News of the World.
E ardhmja e sulmuesit mund të vihet në pikëpyetje nëse Liverpooli nuk arrin të kualifikohet për Ligën e Kampionëve. Për këtë arsye, klubi po bisedon me agjentët e Torres për një rritje të madhe të të ardhurave nga reklamat.
Ish sulmuesi i Athletico Madridit ka nënshkruar kontratë që besohet të jetë në regjionin e 100 mijë funtave në javë, por thuhet se të ardhurat e tij do të rriten pas kampionatit botëror.
Thuhet se El Nino do të jetë përfituesi më i madh komercial nga klubi në histori të klubit.
Torres për vete ka shprehur besnikërinë ndaj Liverpoolit, por është ky i fundit që mund të lëkundet nga super ofertat e Manchester Cityt dhe Barcelonës.
/LajmeSport.com
Tags: Liverpool, premier league, Torres