Duke na mbetur vetëm edhe 10 Javë para fillimit të Kupes së Botës ne i hedhim një sy Top-10 golashënuesve në Kupen e Botës.
10) Teofilo Cubillas (Peru) – 10 gola (1970, 1978, 1982)
Lojtari më i mirë i të gjitha kohërave për kombëtaren e tij. Ishte inspiruesi i skuadrës së tij që të shkojnë në cerek-finale më 1970. Shenojë një gol të mrekullueshëm kundër Skocisë më 1978.
9) Gary Lineker (England) – 10 gola (1986, 1990)
Top-Golashënuesi më i mirë në Kupën e Botës më 1986 me 6 gola. Shënojë 4 gola në kampionatin e vitit 1990.
8 ) Gabriel Batistuta (Argentina) – 10 gola (1994, 1998, 2002)
Sulmuesi legjendar i Argjentinës. Shënojë gjatë tri Kampionateve 1994,1998 dhe në 2002.
7) Helmut Rahn (West Germany) – 10 gola (1954, 1958)
Njihet më shumë për dy golat e tij të shënuara në finalen e vitit 1954 kundër Hungarisë, por ishte yll edhe në kampionatin radhës në Suedi. Ai këto 10 gola i shënojë në 9 ndeshje.
6) Jurgen Klinsmann (Germany) – 11 gola (1990, 1994, 1998)
Një sulmues tipik i cili shënoi në tri kampionate dhe krijoj nje bashkpunim të shkëlqyer me Rudi Voller.
5) Sandor Kocsis (Hungary) – 11 gola (1954)
Ky lojtar lujati vetëm në një Kampionat Botëror por ishte lojtari kyc i Hungarise më 1954, shënojë në cdo ndeshje përvec se në finale ku u mposhtën nga Gjermania Perëndimore.
4) Pele (Brazil) – 12 gola (1958, 1962, 1966, 1970)
“Mbreti” hyri në skenë që në moshën 17 vjecare më 1958 duke shënuar dy gola në finale kundër Suedisë dhe shënoi sërish në finalen pas 12 viteve kundër Italisë, ndeshje e cila përfundoi 4-1 për Brazilin.
3) Just Fontaine (France) – 13 gola (1958)
Fontaine luajti vetëm në një Kampionat Botëror ashtu si Kocsis, por mbetet edhe në ditet e sotme si i vetmi lojtar që ka shënuar 13 gola në një Kampionat Botëror.
2) Gerd Muller (West Germany) – 14 gola (1970, 1974)
Njihet si sulmuesi më i rezikshëm në 16 metërsh, Muller shënojë 10 gola më 1970 për Gjermaninë Perëndimore, dhe më 1974 shënojë 4 gola.
1) Ronaldo (Brazil) – 15 gola (1994, 1998, 2002, 2006)
Braziliani Legjendar, më shumë njihet për eksplodimin e tij në Kupën e Botës 2002 ku edhe shënoi 8 gola, duke llogaritur 2 gola në finale, e dërgoi kombëtaren e tij drejt suksesit.
Tags: Gabriel Batistuta, Gary Lineker, gerd muller, Helmut Rahn, Jurgen Klinsmann, Just Fontaine, Kupa e Botes, pele, Ronaldo, Sandor Kocsis, Teofilo Cubillas