Shqipëria u tregua mjaft stabile në duel me Irlandën e zhvilluar, në sfidën që i takoi këto dy përfaqësuese në Qemal Stafa, sfidë që përfundoi me fitoren tonë.
Shqipëria ishte oustsidere totale në këtë takim por përkundër jofavorizimeve nga bastoret e mëdha ndërkombëtare, Shqipëria u tregua mollë sherri, duke e mposhtur Irlandën, në fraksionin e parë.
Ishte Ervin Skela ai që në minutën e 26 finalizon për golin e parë dhe të fundit në këtë takim për Shqipërinë nga gjuajtja e lirë. Shqiptarët kishin shumë raste tjera por, nuk i shfrytëzuan gjë që konsiston në pikën e dobët aktuale të selekcionit tonë.
Duhet të përmendet mos paraqitja e Lorik Canës që u la në pankinë për shkak të lëndimit.
Ky takim la përsëri hije të keqe për shkak të terrenit katastrofal në Qemal Stafa, i përkufizuar sot paradite nga trajneri i Irlandës së Veriut si “ Nëse hyni në këtë terren, deri në gju do të jenë nëntokë.”.
Sidoqoftë, ky takim nis mbarë Shqipërinë në vitin 2010, që për ne do të jetë vit i zakonshëm pasi që Shqipëria nuk do të marr pjesë në kampionatin botëror Afrika e Jugut 2010.
/LajmeSport.com
Tags: Irlanda e Veritu, shqiperia