Juventusi po i afrohet gjithnjë e më pranë Franck Riberys pasi që presidenti i bianconerëve Jean Claude Blanc do të shfrytëzoj takimin G14 në Manchester për të biseduar me Karl Heinz Rummenigen persidentin e Bayernit, dhe të hap negociatat me të.
Blanc po qëndron në Angli së bashku me presidentët e klubeve tjera të mëdha europiane për të diskutuar për çështje rreth futbollit, por synimi kryesor do të jetë afrimi me Riberyn.
Leggo raporton se Blanc do ti prezantoj gjermanëve një ide se si Juventusi e dëshiron assin francez, dhe do të tentoj ti bind ata se ajo çfarë ofron ai është më mirë se Real Madridi.”
Juventusi e ka të vështirë afrimin me Riberyn për shkak të Zinedine Zidanes, por me buxhetin e aprovuar javë më parë Juventusi ka mjaft para për të blerë francezin e talentuar.
Gjithashtu, Blanc do të përdor edhe Gianluigi Buffonin për të transferuar Franck Riberyn. Siç dihet Bayerni është duke kërkuar që moti një portier të klasit botëror, dhe më herët kishte spekulime për një kalim të tij të Bayerni.
/LajmeSport.com
Tags: Bayern, Buffon, Juventus, Ribery, Transferim