Tuesday, February 7th, 2012

Schumi kundër të gjithëve

Published on March 8, 2010 by   ·  

Ngasësi më i mirë i të gjitha kohërave në Formula 1, Michael Shumacher do të rikthehet në startin e garës më të madhe automobilistike pas tri vitesh pushim, më 14 Mars në ora 13:00 në pistën e Bahreinit.

Rikthimi i legjendës Michael Shumacher është specifik pasi që të gjithë duan ta mposhtin.

Shumë gjëra janë në lojë. E para është se e gjithë vëmendja do të jetë tek Schumi, e dyta është se të gjithë dëshirojnë të i tregojnë se ku e ka vendin.

Fillimisht është Jenson Button që sulmon Shumacherin me fjalët:

“ Ai do të përjetoj befasira. Por, edhe po të mos kishte qenë Shumacher ky do të ishte një sezon fantastik.”

Kolegu i Jenson Button tek McLaren, Lewis Hamiltion ka arritur ta tejkaloj Schumin në testin e Barcelonës.

“ Atje po vjen Shumacher dhe ti dëshiron vetëm një gjë, ta tejkalosh. Kjo ishte kënaqësi.”

Ndërsa ylli i ri, që e ka idol Shumacherin, ngasësi i Red Bull Sebastian Vettel shprehet:

“ Nuk do të tentoja kurrë të kthehesha në krahun e djathtë, nëse ai paraqitet në dritaren time.”

Ndërsa bossi i Vettelit Christian Horner shton:

“ Edhe Schumi mund të mësoj çdo ditë e më shumë. Do të ketë disa duele të nxehta mes Vettelit dhe Shumacherit.”

Edhe kolegu i Schumaherit Nico Rosberg i shpall luftë shtatë herë kampionit botëror:

“ Unë do të jem patjetër hap pas hapi me Schumaherin. Unë dua ti fitoj garat sivjet. Për këtë arsye, mund të ndodhë që ta mposhtë atë.”

Të gjithë kundër Schumit, kjo u konfirmua dhe zyrtarisht, por çfarë thotë vetë Schumaher?

“ Unë e di, se për shumë persona qëllimi është i qartë, të më mposhtin mua. Unë e marr motivimin nga ngasësit e tillë.” Përfundon legjenda e gjallë e Formulas 1.

Çfarë mendoni ju vizitorë të nderuar për këtë përmbledhje më lartë bërë nga ne, dhe kush mendoni se do të triumfoj në këtë sezonë të Formulës 1 ?

/LajmeSport.com

Tags: , ,

  • http://www.lajmesport.com arlind

    nuk dmth qe u kan i mir ather e ka qat form jon do te fort qe mujn me lan me gishta ne goj mos e harroni FELIPE MASAN.

  • naim-real madrid

    fernando aloonsoo ose felipe masa

  • http://xxxx.com x man

    bravoss shumii ma i mir je sun ta shkon ty kerkush hiq mos ke gajle ma i forti je …

  • Muli

    A e dini sikur 1 futbollistit qe i thojn te ka ardhur koha ti varesh kepucet ktij i erdh koha me lan timonin por apet iu kthye per meninin tem ska sen prej ktij ka veni i4 perfundon ka ma te fort se ky MASSA, Hamilton, Alonso

  • sefi

    po un veq ideshiroj edhe nje titull kampioni se edhe kshtu spo kqyret formula pa shumin dihet aj o legend sa iperket masa hamiltom ani alosso kta jon tvegjel per shumin oja ran edhe pse ika do vjet aj ka aftsi per ti mposht kat qe po thoni ju qaj ujki ivjeter osht goooooooooooooo shumi

  • http://interjemaifortinbot faktori

    mir u ba qe je kthy shumaher se pa ty nuk u kqyrke formula kur je kan ti tynehere ne ora 4 te mengjesut u qojsha me te kqyr tu mi tejkalu tan hahahahha je yll fare kush ta ka inati ta han karin

  • Milanisti

    michael schumacer me mercedes benz

  • http://google.com CapTiv3

    Shkurt e SHQIP i ka dhan gjallni F1 se si ka dal Schumi su kshyrke mo F1 e tash bash ka mu kan interesant se edhe vet une 3 vjet se kom kqyr e tash apet menxi po pres me ja nis Schumi #1 pa dyshimmm… :)

  • Tili

    vertet do ta kete te veshtire shumi kete vit pasi ka rivale shum te forte,te etur per fitore po mos harroni qe shumi eshte ujk i vjeter dhe me nje makin shum te mir.vertet pretendent per titullin e 8 kampion bote

Reklama

Lajmet e Fundit

Editoriale

Chelsea's players celebrate the opening

Editorial: Rikthim i Kampionëve – Pesë gjëra që kemi mësuar nga derbi anglez

LajmeSport.com i është kthyer një editoriali mjaftë të ...
Ivorian striker Didier Drogba (CL) celeb

Lojtari i botës për këtë javë

Lojtari i Chelseat i cili këtë javë shkëlqyer ...
Untitled-1

LIVE TRANSFERIMET

Siç ju kemi paraljmëruar më herët se stafi ...

Advertisements

Refero dhe Fito 
Refero dhe Fito