Mesfushori gjerman deklaroi se ai ndoshta nuk do të luajë në derbin e së martës.
Sulmuesi i Bayern Munich u lëndua në minutat e fundit të ndeshjes Bayern – Stuttgart , e cila ishte e vlefshme për Bundesligën.
Për Bavarezët mungesa e Roben të martën do të ishte një goditje e madhe sepse synimet e Bayernit janë që të arrijnë në gjysëmfinale të Champions League.
Menaxheri i Bayern, Louis van Gaal ka deklaruar se Roben nuk do të luaj të martën kundër Man.United.
Robben është i vetëdijshëm për mungesën e tij sepse ndeshja është shumë afër dhe lëndimi i tij nuk ia mundëson paraqitjen në formacionin bazë.
“U godita të mërkurën në ndeshjen kundër Schalkes në kuadër të DFB Pokal dhe gjendja u përkeqësua në minutat e fundit kundër Stuttgart”,deklaroi Robben për Studio Voetbal.
“Nuk ka ndonjë lëndim serioz por unë kam frikë se ndeshja kundër Man.United po vjen shumë shpejt.Nuk është e sigurt se a do të luaj apo nuk do të luaj të martën.”
/LajmeSport.com
Tags: man.utd, ndeshja, Po Vjen, Robben, Shpejt