Wednesday, February 8th, 2012

Reja i sigurtë që do të fitojë

Published on March 27, 2010 by   ·  

Edy Reja  mendon se Lazio mund të fitojë kundër Milanit në ndeshjen e ardhshme që do të zhvillohet të Dielën në San Siro.

Të dy skuadrat kanë qëllimet e kundërta në Serie A. Derisa Lazio lufton për ekzistencë në Serie A, Milani në anën tjetër dëshiron ti bëjë presion Interit në luftë për Scudetto.

‘Milani nuk ka qenë e mirë në këto ndeshjet e fundit, por kjo nuk do të thotë se ne duhet të tregohemi të qetë,” tha Reja për mediat.

“Ata kanë lojtarë të rëndësishëm si Inzaghi dhe Huntelaar. Ata janë skuadër që ka kualitet.”

“Milani do të jetë edhe e motivuar kundër nesh, dhe ata do të japin maksimumin kundër neve.”

Edhe përshkakë të dallimit të madhë midis skuadrave, Reja është i sigurtë se Lazio do të fitojë.

“Ne e kemi rizbuluar Lazion në dy ndeshjet e fundit dhe ne do të luajmë me një tempo të madhe dhe ne nuk do ti japim atyre raste,” shtoi ai.
“Nëse ne i lejojmë ata të luajne lojën e tyre atëherë ne do të jemi viktima. Ne duhet të jemi të avancuar dhe duhet të shënojmë, ashtu sic kemi bërë në dy ndeshjet e fundit.” Përfundoi Reja.

Tags: , , ,

Reklama

Lajmet e Fundit

Editoriale

Chelsea's players celebrate the opening

Editorial: Rikthim i Kampionëve – Pesë gjëra që kemi mësuar nga derbi anglez

LajmeSport.com i është kthyer një editoriali mjaftë të ...
Ivorian striker Didier Drogba (CL) celeb

Lojtari i botës për këtë javë

Lojtari i Chelseat i cili këtë javë shkëlqyer ...
Untitled-1

LIVE TRANSFERIMET

Siç ju kemi paraljmëruar më herët se stafi ...

Advertisements

Refero dhe Fito 
Refero dhe Fito