
Koha: E shtunë, 6 Mars, ora 20:45
Vendi: Stadio Olimpico, Romë.
Ndeshja e nesërme do të jetë ndeshje kruciale për të dy klubet në garë për titull.
Roma në këtë ndeshje futet pas barazimit 2-2 kundër Napolit, ndërsa Milani po shkel çdo gjë që po gjen përpara në Serie A.
Barazimi në këtë ndeshje për dy klube do të thoshtë lamtumira për Scudetton. Milan për mua është favorit i lehtë për këtë ndeshje. PSE? Sepse Milan në ekip ka lojtar me eksperiencë të madhe, dhe një lojtar si Ronaldinho që kur e përmendim emrin e tij çdo ekip dridhet. Rosonerët gjithashtu sulmin e kanë mjaft të fuqishëm, edhe pse Pato mungon aty është Boriello, Huntelaar apo edhe Mancini që në çdo qast mund të bëjnë diferencën në fushë.
Romës do ti mungojë simboli i tyre Totti për shkak të lëndimit. Loja e Romës ka ndryshuar shumë që pas ardhjes së Claudio Ranierit. Roma kishte rezultate shumë pozitive me Ranierin por eliminimi nga Europa League e zbehu pak ekipin nga kryeqyteti i Italisë.
AS Roma
Totti mungon për këtë ndeshje edhe zyrtarisht, ndërsa Mexes, Perrota dhe De Rossi janë të gatshëm.
11 lojtarët startues të mundshëm: (4-2-3-1): Julio Sergio, Burdisso, Mexes, Juan, Riise; Pizarro, De Rossi; Taddei, Perrotta, Vucinic; Toni.
Forma në pesë ndeshjet e fundit
28 Shkurt vs Napoli (Mysafir) 2-2 -(Serie A)
25 Shkurt vs Panathinaikos (Vendas) 2-3 -(Europa League)
21 Shkurt vs Catania (Vendas) 1-0 -(Serie A)
18 Shkurt vs Panathinaikos (Mysafir) 3-2 –(Europa League)
13 Shkurt vs Palermo (Vendas) 4-1 -(Serie A)
AC Milan
Onyewu, Seedorf, Antonini dhe Pato so të mungojnë në këtë ndeshje. Gattuso është i suspenduar
11 lojtarët startues të mundshëm (4-3-3): Abbiati; Bonera, Nesta, Thiago Silva, Jankulovski; Flamini, Pirlo, Ambrosini; Mancini, Boriello, Ronaldinho.
Forma në pesë ndeshjet e fundit
28 Shkurt vs Atalanta (Vendas) 3-1 -(Serie A)
24 Shkurt vs Fiorentina (Mysafir) 1-2 (Serie A)
22 Shkurt vs Bari (Mysafir) 0-2 –(Serie A)
16 Shkurt vs Manchester United (Vendas) 2-3 –(Champions League)
12 Shkurt vs Udinese (Vendas) 3-2 –(Serie A)
Lojtarët kryesor
Luca Toni (Roma)
Gjiganti italian është treguar shumë i rrezikshëm për atë kohë të shkurtër që luajti për Romën. Luca Toni ka eksperiencë të madhe në Serie A, gjithashtu ai ka luajtur disa herë kundër Milanit kur ishte lojtar i Palermos dhe Fiorentinës.
Ronaldinho (Milan)
Për Ronaldinhon më mirë mos të flasim. Braziliani ka filluar ta rrikthej formën e tij të vjetër. Ronaldinho ishtë kreator i rosonerëve në ndeshjen e kaluar kundër Atalantës duke bërë 2 asistime. Në këtë sezon në Serie A Ronaldinho në konton e tij ka 9 gola dhe 12 asistime duke qenë kështu në disa ndeshje krucial për Rosonerët.
Parashikimi im: Roma 0-2 Milan
Qëndroni me ne pasi që në ora 21:00 vjen edhe parashikimi i superndeshjes Real Madrid vs Sevilla
Vërejtje: Komentet fyese, raciste, banale apo me qëllim reklamimi do të largohen automatikisht.
Safir Metbala, Lajmesport.com
Tags: fitore, Milan, Parashikim, Roma