
Kryendeshja e kësaj jave në futbollin europian e që do të zhvillohet në Santiago Bernabeu, ndesh dy prej skuadrave më të rrezikshme të kohës, Real Madridin në top formë, ndaj Sevillës që nuk ka frikë nga asnjë klub i kategorisë së rëndë.
Koha: E Shtunë, 6 Mars 2010, ora 22:00
Vendi: Santiago Bernabeu, Madrid
Real Madrid

Për Real Madridin kjo do të jetë njëra ndër sfidat më kruciale të sezonit. Ndeshja me Sevillën do të jetë test i vërtetë për të urdhëruarit e Pellegrinit të cilët po shkatërrojnë çdo gjë që kanë përpara.
Ky do të jetë test i vërtetë për arsye se Sevilla nuk është skuadër që lufton për mbijetesë, e aq më shumë se kjo do ti paraprijë ndeshjes super të rëndësishme ndaj Lyonit pas pesë ditësh.
Forma e Real Madridit është tmerësisht e mirë. Real Madridi që prej krishtlindjeve ka humbur vetëm katër pikë, dhe në pesë ndeshjet e fundit ka shënuar 20 gola, 15 prej të cilave në tre ndeshjet e fundit.
Lojtari kyç i Real Madridit do të jetë padyshim El Pipita, apo ndryshe thënë GOLzalo Higuain. Jo rastësisht e kam quajtur GOLzalo për arsye se Higuain po shqyen rrjetat një nga një duke ma përkujtuar një Fernando Torres, që 89 minuta nuk vërehet por më pas shënon.
Forma e Real Madridit
5-1 (m) Tenerife (Liga, Shkurt 27)
6-2 (v) Villarreal (Liga, Shkurt 21)
1-0 (m) Olympique Lyonnais ( Champions League, Shkurt16)
3-0 (m) Xerez (Liga, Shkurt 13)
3-0 (v) Espanyol (Liga, Shkurt 6)

Real Madridi nuk do të mund të llogaris në supersulmuesin francez Karim Benzema dhe Royston Drenthen të cilët janë të lënduar, kurse Mahmadou Diarra rikthehet pas një kohe të gjatë në stërvitje.
Alvaro Arbeloa rikthehet nga suspendimi dhe do të paraqitet në krahun e djathtë, duke detyruar një rizhvendosje të vogël të mbrojtjes madrilene.
Formacioni i mundshëm i Real Madridit: Casillas; Arbeloa, Ramos, Albiol, Marcelo; X. Alonso, L. Diarra, Granero; Kaka, Ronaldo; Higuain
Sevilla

Sevilla do të hyjë në këtë takim më e fortë se kurrë, dhe natyrisht duke mos ju frikësuar një Reali që po e përsëris po shkel një nga një gjithçka përpara.
Sevilla gjendet 16 pikë prapa Real Madridit, dhe kjo është shumë për të luftuar për titull, mirëpo, Sevilla dëshiron pozitën e tretë dhe kualifikimin direkt në CL.
Sidoqoftë, Manolo Jimenez është një trajner nën presion të lartë në Sevilla për futbollin defanziv të treguar, kurse kjo për tifozë është e papranueshme pasi që Sevilla është skuadër që tradicionalisht sulmon.
Njeriu kryesor është ish njeriu i Real Madridit, Alvaro Negredo. Negredo është treguar i gatshëm ta dënoj Realin në Bernabeu, dhe rrezikshmëria e Negredos siç dihet është tejet e lartë. Negredo është i pushuar për këtë sfidë pas dy kartonave të kuq në gjashtë ndeshjet e fundit.
Forma e Sevillës
0-0 (v) Athletic Bilbao (Liga, Shkurt27)
1-1 (m) CSKA Moska (Champions League, Shkurt24)
3-1 (m) Mallorca (Liga, Shkurt20)
1-0 (v) Osasuna (Liga, Shkurt14)
1-0 (m) Getafe (Copa del Rey, Shkurt11)
Adriano për shkak të gripit kurse Renato për shkak të dëmtimit në këmbë ashtu si Stankevicius do të jenë të dyshimtë, edhe pse mund të paraqiten.
Sebastian Squillaci dhe Abdoulay Konko mungojnë sigurtë. Sergio Sanchez mungon sipas të gjitha gjasave për shkak të problemeve me zemër.
Didier Zokora dhe Alvaro Negredo rikthehen nga suspendimet.
Formacioni i mundshëm i Sevillës: Palop; Stankevicius, Dragutinovic, Escude, Navarro; Navas, Renato, Zokora, Perotti; Kanoute, Negredo

Epilogu
Tejet i komplikuar. Duke marrur parasysh presionin që është mbi Realin nga Barcelona, dhe duke marrur parasysh fuqinë mentale të Sevillës, kjo ndeshje do të jetë ultra e vështirë për Real Madridin. Përpos këtyre, Real Madridi do ti ketë mend për ndeshjen ndaj Lyonit që është gjysmë e humbur.
Sidoqoftë, Cristiano Ronaldo, Kaka dhe Higuain pritet ta bëjnë diferencën ndaj një Seville të fortë në mbrojtje dhe të fuqishme në sulm.
Parashikimi im: Real Madrid 2-1 Sevilla
/LajmeSport.com
Tags: La Liga, Real madrid, sevilla