Koha : E dielë, 14 Mars, Ora: 13:30
Vendi: Old Trafford, Manchester
Manchester United takohet me Fulham me fillim nga ora 13:30. Mbetet të shihet se a do të ndalen lojtarët e Ferguson nga ata të Roy Hodgson.
Manchester United
Pas kualifikimit në Champions League,Manchester United pret në shtëpi ekipin e 10 në tabelën e Premier Ligës, Fulham.
Manchesteri hyn në këtë takim si favorit absolut sepse ekipi i Sir Alex Ferguson është në formën e tij më të mirë dhe këtë e tregon fitorja kundër Milanit në Old Trafford, ndeshje e cila përfundoi me rezultat 4-0 dhe i kushtoi me eliminim Rossonerëve.
Fitorja është e rëndësishme për Manchesterin ngase me një tre-pikësh të fituar, Djajtë e Kuq ngjiten në krye të tabelës.
Forma e Manchester United
Man Utd 4-0 AC Mlan ( Champions League )
Wolves 0-1 Man Utd ( Premier Ligë)
Aston Villa 1-2 Man Utd ( Finalja e Kupës së Ligës )
Man Utd 3-0 West Ham ( Premier Ligë)
Everton 3-1 Man Utd ( Premier Ligë)
Formacioni i mundshëm i Manchester - : Van der Sar; Neville, Ferdinand, Vidic, Evra; Valencia, Fletcher, Carrick, Nani; Rooney, Berbatov.
Fulham
Përveç Manchesterit edhe Fulham ka pasur një betejë anglo-italiane por ata u kthyen kokëulur në shtëpi. Roy Hodgson udhëtoi me ekipin e tij në Torino për tu përballur me Juventusin, ndeshje ku Zonja e Vjetër fitoi me rezultat 3-1.
Udhëtimi në Old Trafford për tu ndeshur me Manchester United është edhe një test tjetër për Fulham , dhe një fitore kundër tyre ky ekip mund të vazhdojë të impresionojë.
Forma e Fulham
Juventus 3-1 Fulham ( Europa League )
Fulham 0-0 Tottenham ( Premier Ligë)
Sunderland 0-0 Fulham ( Premier Ligë)
Shakhtar Donetsk 1-1 Fulham ( Europa League)
Fulham 2-1 Birmingham ( Premier Ligë)
Formacioni i mundshëm i Fulham - : Schwarzer; Baird, Hughes, Hangeland, Shorey; Duff, Greening, Etuhu, Davies; Gera, Zamora.
Epilogu: Manchester United nëse fiton ngjitet në krye të tabelës, kurse Fulham pas humbjes 3-1 kundër Juves , nuk besoj se mund ta ndalë hovin e Djajve të Kuq.
Parashikimi im: Manchester United 2-0 Fulham
Tags: Fulham, man.utd, Parashikim
FINALJA: FC Bayern Munchen v Chelsea FC ?
Total Voters: 21,984