Wednesday, February 8th, 2012

Parashikim: Man.U – Milan

Published on March 9, 2010 by   ·  

Nesër me fillim nga ora 20:45, në Teatrin e Ëndrrave, zhvillohet dueli vendimtar, mes dy gjigantëve dhe hierarkive më të vjetra të futbollit europian, Manchester United pret Milanin në ndeshjen e kthyese të 1/16 të finales së Ligës së Kampionëve.

Manchester United

Skuadra angleze tashmë është duke e prekur çerekfinalen dhe është pak e besueshme që të eliminohet. Manchester United hyri në këtë sfidë me Milanin si favorit, por ndoshta ajo fitore e madhe në San Siro ishte e pabesueshme për tifozët e vet. Manchester United nuk ishte në nivelin teknik si të Milanit, por për shkak të shpirtit luftarak, dhe për shkak të formës fizike dhe qëndrueshmërisë, United bëri të pamundshmen duke mposhtur një Milan para tifozëve të vet.

Forma e United në javët e fundit ishte mjaft e qëndrueshme, dhe përpos rezultateve pozitive vlen të përmendet dhe forma e lartë fizike e treguar. Është pak e besueshme se Manchester United do të lë që Milani ta mposht me rezultat 2-0 sidomos para tifozëve të vet.

Lojtari kryesor i Manchester United në këtë sfidë do të jetë Wayne Rooney. Rooney padyshim se ishte lojtari më i mirë në San Siro, dhe duke marrur parasysh 25 golat e shënuar vetëm në Premeir Ligë dhe Ligën e Kampionëve, ai mbetet rreziku kryesor për Nestan dhe Silvën, duke llogaritur këtu edhe mbështetjen e djajve të mbledhur në Old Trafford.

Forma e Manchester United

Wolves 0-1 Manchester United (Premier League)
Manchester United 2-1 Aston Villa (Carling Cup)
Manchester United 3-0 West Ham (Premier League)
Everton 3-1 Manchester United (Premier League)
Milan 2-3 Manchester United (Champions League)

Rooney siç keni parë dhe më lartë do të luaj nga fillimi pasi që i është kthyer stërvitjes me pjesën tjetër të skuadrës. Rooney do të ketë partner në sulm Dimitar Berbatovin dhe Gary Neville pritet të luaj nga fillimi në krahun e majtë duke marrur parasysh se Beckham dhe Ronaldinho do të luajnë nga fillimi.

Formacioni i mundshëm: (4-4-2): Van der Sar, Rafael, Vidic, Ferdinand, Evra; Valencia, Scholes, Fletcher, Park; Rooney, Berbatov.

Milan

Sinqerisht, Milani është duke e pritur mrekullinë. David Beckham do të rikthehet në Old Trafford pas shtatë vitesh dhe do të jetë padyshim një comeback emocional për të.

Beckham është shprehur se do të ishte hera e parë që do të dëshironte që United të humbiste. Sidoqoftë, shpresat për rosonerët janë të vogël, por nëse shohim golin e Seedorfit në minutën e 85 në San Siro, atëherë Rosonerët kanë se për çfarë të shpresojnë.

Milanit do ti duhet të shënojë dy gola, dhe të mos pësojë, e natyrisht, ky nuk është mission i pamundur, por nga ana tjetër është pak e besueshme se kjo do të ndodhë. Sidoqoftë futbolli është plot mrekullira.

Futbollisti kyç i Milanit do të jetë Alexandre Pato. Përkundër se pesha në teknikë i mbetet Ronaldinhos, Pato do të jetë njeriu kryesor nëse Milan dëshiron të kualifikohet. Partneriteti me Ronaldinhon është shumë i rëndësishëm, dhe nëse këta janë në disponim ska kush ta ndal Milanin.

Forma e Milanit

Roma vs Milan 0-0 (Serie A)
Milan vs Atalanta 3-1 (Serie A)
Fiorentina vs Milan 1-2 (Serie A)
Bari vs Milan 0-2 (Serie A)
Milan vs Manchester United 3-2 (Champions League)

Pato do të luaj nga fillimi në Old Trafford. Clarence Seedorf gjithashtu është rikthyer nga një lëndim i vogël. David Beckham do të filloj si titullar në Old Trafford edhe pse Leonardo mund të ndërroj mendjen për Seedorfin. Boriello do të luaj në qendër të sulmit dhe në krahun e majtë do të ketë Ronaldinhon kurse në të djathtin Paton.

Formacioni i mundshëm: (4-3-3): Abbiati; Bonera, Nesta, Silva, Antonini; Beckham, Pirlo, Ambrosini; Ronaldinho, Borriello, Pato

Epilogu

Ndeshja do të jetë e zjarrtë që nga fillimi. Milani do të sulmoj që nga minuta e parë dhe për shkak të sulmeve të shumta, Milan do të pranoj dhe gola nga kundërsulme, ashtu si që do të shënoj. Ndeshja sipas meje do të shkojë në vazhdime ku dhe do të triumfoj Manchester United.

Parashikimi im: Manchester United 2-3 Milan

Arnolld Korenica, LajmeSport.com

Tags: , ,

  • http://www.lajmesport.com Valdrin

    Parashikimi me i mire eshte:

    Manchester Uinted-AC Milan 3-1

  • http://perparimi-ks.tk pim-4eVer-uniteeeeeeeeeeed

    o thoni qka doniii ju anti mancehsteraa se shanc skeni me shku tutja anii ma nold traford ajj kuku

  • http://www.lajmesport.com sebiat ac milan

    nime shum klloshara ju te man utd ni dobsir si man utd pe mundka gjigantin italian milanon po qka i ka ba more milano manqes gjithmon e ka mund e ju ktu po pallni bindshem ka me mund manqja qfar bindshem allahile millana ka me kput sipas mendimit tim 2 me 0 ose 3 me 0 per milanon formacioni i mundshem edhe nje gja milano ka mi dhan leksion ne old traford manqes formacioni:
    abbiati

    antonini nesta th.silva bonera

    sedorf pirlo ambrosini ronaldinho

    pato boriello

    forza milan forza milan
    AC MILAN 3 MAN UTD 0
    AC MILAN 3 MAN UTD 0
    AC MILAN 3 MAN UTD0
    AC MILAN 3 MAN UTD 0
    FORZA MILAN TE JENI TE BINDUR AC MILAN KA M E FITUUUUUUUUUUUU
    FORZAAAAAA MILANNNNNNNNN

  • niti _man utd

    po mos fol bre pa lidhje se as nto nuk e ki . Ku mundet Milano me ja dhan MANCHES 3 golla ne TEATRIN E ENDRRAVE milano do te mund te shenoj vetem nje here kurse MAN UTD do te fitoj 4 : 1. nje gol do ta shenoj JI SUNG PARK 2 ROONEY edhe 1 VALENCIA ose NANI……………………………………………..mirpo mbetet te shihet pas ndeshjes.

  • http://www.lajmesport.com sebiat ac milan

    FORZA MILANO

  • labi man utd

    jooo bre kjo ko me kon loj e kujdesshme e jo 5 + me dal ska shanc breee aiii parashikim palidhje

  • http://as shpati

    mendoj se man utd do ta kaloj ket faze sepse milanit do ti mungojne 2 lojaret kryesor nesta dhe pato dhe keshtu kalimi e man utd eshte pothuajse i sigurt

  • Leo Messi

    MAN.UTD 2-3 AC MILAN e ne kete nuk do ket fitues ne vvazhdime po ne penallti MILANI do triumfoj FOrzaaaaaaaaaa LYON Real Mardid 0-1 Lyon :D :D:D:D

  • http://facebook.com marjo

    milani fiton 0-3 dhe kjo dhe kjo eshte esigurt

  • http://facebook.com marjo

    mancesteri i fort por jo per nivelin e milanit

  • http://telegrafi.com red devils man utd

    ta pshurrsha parashikimin o lajmesport.com

  • http://www.lajmesport.com milan

    o ti dardi karit ti u koke qyl i madh kush t paska trullu kshtu

  • http://www.lajmesport.com milan

    we are champion

  • http://www.lajmesport.com rossoneri

    o ti dardan ta qift gattuso familjen sen spo dishe

  • http://perparimi-ks.tk pim-4eVer-uniteeeeeeeeeeed

    ti marjoo , mancha osht e fort , e millani osht ni nivel me sunderlandin

  • dritero

    manchesteri ka me fitu 4 me 1 se runi skan me mujt me ndal milani manchester forca

  • http://www.lajmesport.com blendi

    man utd 0-2 milan

  • http://www.lajmesport.com Amur -AC.MILAN ChAMPION

    topii esht i rrumbullaktt nuk i dihet kurr milani gjithmon ka luajtur me mir si musafir se sa vendash siq dihet loja kunder Real madrittit
    vitin e kalum kunder bajernit
    ne itali kunder juventusit edhe kunder fjorentines
    por milanit nuk do ti luaj Patoo ndersa nesta osht ne pikpytje
    se di une them qe milani do fitoj por me pak shpresa milan do fitoj
    ose 0-2 .. ose 1 – 3 ose 4 me 3 as gje nuk i dihet deri ne fund te ndeshjes

  • http://www.lajmesport.com Amur -AC.MILAN ChAMPION

    inshalla fiton milani 0 me 3

  • http://www.lajmesport.com CR9 Cristiano Ronaldo

    SKA MOOOOOO MILAN SKA MOOO 4 ME 0 TURP I MADH HAHAHAHAHA

Reklama

Lajmet e Fundit

Editoriale

Chelsea's players celebrate the opening

Editorial: Rikthim i Kampionëve – Pesë gjëra që kemi mësuar nga derbi anglez

LajmeSport.com i është kthyer një editoriali mjaftë të ...
Ivorian striker Didier Drogba (CL) celeb

Lojtari i botës për këtë javë

Lojtari i Chelseat i cili këtë javë shkëlqyer ...
Untitled-1

LIVE TRANSFERIMET

Siç ju kemi paraljmëruar më herët se stafi ...

Advertisements

Refero dhe Fito 
Refero dhe Fito