Të martën me fillim nga ora 20:45 do të zhvillohet super-derbi midis Chelseat dhe Interit.
Koha: E martë, 16 Mars, Ora: 20:45
Vendi: Stamford Bridge, Londër
Chelsea
Chelsea që nga fillimi i sezonit në Champions League, ka qenë njëri ndër favoritët kryesorë për këtë trofe dhe do të mbetet të shihet nesër se a do ta largojnë Interin nga rruga për të vazhduar aventurën e tyre.
Interi mund të ketë fituar ndeshjen e parë me rezultat 2-1, por Chelsea nuk luajti keq dhe ç’është e rëndësishme, ata kishin një të vlefshëm si mysafir. Ancelotti e din se ekipi i tij duhet të shënojë për të vazhduar, përderisa një barazim mund të jetë mjaft për Nerazzurët.
Ekipi nga Premier Liga është kualifikuar vetëm një herë në gjashtë vitet e fundit dhe ata janë plasuar në finale në vitin 2008. Sezonin e kaluar Blutë ishin eliminuar në gjysëm-finale nga Barcelona. Chelsea është e dyta në tabelën e Ligës angleze me dy pikë më pak se Manchester por me një ndeshje jo të zhvilluar.
Forma e Chelseat:
Chelsea 4-1 West Ham United ( Premier Ligë, 13 Mars )
Chelsea 2-0 Stoke City ( Fa Cup, 7 Mars )
Chelsea 2-4 Manchester City ( Premier Ligë, 27 Shkurt )
Inter 2-1 Chelsea ( CL, 24 Shkurt)
Wolverhampton Wanderers 0-2 Chelsea ( Premier Ligë, 20 Shkurt )
Rreth Chelseat:
Yuri Zhirkov dhe Deco janë rikuperuar nga lëndimet. Jose Bosingwa, Ashley Cole dhe Michale Essien janë ende të lënduar, derisa Ricardo Carvalho është ende jashtë. Petr Cech dhe Henrique Hilario janë duke vuajtur nga lëndimi, që domethënë se Ross Turnbull do të startojë.
Formacioni i mundshëm i Chelseat – (4-5-1): Turnbull, Ivanovic, Terry, Alex, Zhirkov; Malouda, Ballack, Mikel, Lampard, Kalou; Drogba.
Lojtari që do të tregohet i rrezikshëm është padyshim sulmuesi Didier Drogba i cili po kalon formë të jashtëzakonshme me 21 gola dhe 6 asistime.
Inter
Interi nuk është kualifikuar më tej raundit 1/16 në 3 sezonet e kaluara dhe në dy të fundit ata janë eliminuar nga ekipet angleze. Sezonin e kaluar , rezultati i përgjithshëm kundër Manchester United ishte 2-0 kurse në sezonin 2007-2008 ata ishin të eliminuar nga Liverpool.
Por këtë herë Interi ka më gjasa për kualifikim në këtë garë. Ata mund të kenë pranuar gol si vendas, por ata kanë një gol avantazh në Stamford Bridge. Nëse kampionët e Italisë do ta forcojnë mbrojtjen dhe të luajnë paksa në stilin Italian , ata me siguri do të barazojnë 0-0 e të kualifikohen më tej.
Jose Mourinho kurrë nuk ka humbur ndonjë ndeshje në Premier Ligë në Bridge derisa ishte trajneri i Chelseat. Ai kishte pasur një humbje në të gjitha garat dhe ky do të jetë rikthimi i tij që nga koha kur u largua [ viti 2007]. Do të jetë rikthim senzacional për të por ai do të shikojë se si të eliminojë ish-ekipin e tij.
Forma e Interit :
Catania 3-1 Inter ( 12 Mars, Serie A )
Inter 0-0 Genoa ( 7 Mars, Serie A)
Udinese 2-3 Inter ( 28 Shkurt, Serie A)
Inter 2-1 Chelsea ( 24 Shkurt, CL)
Inter 0-0 Sampdoria ( 20 Shkurt , Serie A)
Rreth Interit :
Christian Chivu është jashtë nga lëndimi por Marco Materazzi është rikthyer. Santon mund të udhëtojë në Londër kurse Balotelli sipas zërave në Itali nuk është pjesë e skuadrës.
Formacioni i mundshëm i Interit - (4-3-1-2): Julio Cesar; Maicon, Lucio, Samuel, Zanetti; Cambiasso, Mariga, Stankovic; Sneijder; Eto’o, Milito.
Diego Milito mund të shkaktojë ndryshime në rezultat pasi ai nuk lëshon raste të volitshme dhe këtë e tregoi në Giussepe Meazza kur e mashtroi Terryn dhe shënoi gol.
Epilogu: Chelsea mund të tregohet favorit në këtë ndeshje por Interi po ashtu ka faktorin e quajtur ‘ Mourinho ‘. Ndoshta Chelsea do të mbështetet në kundërsulme nëse mbrojtja e Interit është e fortë mirëpo mbetet të shihet nesër …
Parashikimi im : Chelsea 1-0 Inter
Tags: Chelsea, Inter, Parashikim
FINALJA: FC Bayern Munchen v Chelsea FC ?
Total Voters: 21,984