Pas deklaratës skandaloze të Zidane se më parë do të vidste se sa ti kërkonte falje Marco Materazzit pas goditjes me kokë bërë ndaj këtij të fundit, është Materazzi ai që shuan luftën mediatike.
“ Si Vasco: Ska fjalë.” Ishte mesazhi në ueb faqen e tij personale Marcomaterazzi.it, së bashku me një fotografi të Zidanes që po ecte kokë ulur pranë trofeut për në zhveshtore, dhe në fund të mesazhit shkruan, “ Merci Beaucuop Monsieur.”
Qëndrimet e Materazzit i referohen këngës së rockerit të famshëm Italian Vasco Rossit e quajtur Senza Parole që do të thotë “ Pa fjalë,” duke u referuar kështu se ska çfarë të thotë për Zidanen.
Kacafytja Zidane vs Materazzi ishte tema kryesore pas botërorit. Goditja me kokë e Zidanes pasoi me një karton të kuq për francezin, dhe në fund pas penaltive Italia fitoi kampionatin botëror.
/LajmeSport.com
Tags: Franca, KB 2006, Materazzi, Zidane
FINALJA: FC Bayern Munchen v Chelsea FC ?
Total Voters: 21,984