LajmeSport.com fton lexuesit që të shfaqin mendimet e tyre në lidhje me temën se kush ishte sulmuesi më i mirë në 12 muajt e fundit, Fernando Torres apo Wayne Rooney ?
Të dy lojtarët kanë shënuar në ndeshjen e Manchester United – Liverpool. Rooney dhe Torres vazhdojnë të impresionojnë dashamirët e futbollit me lojën e tyre kualitative.
Me 18 gola në 28 paraqitje Torres kishte një vlerësim të mrekullueshëm që tregon se spanjolli kishte gjetur golin çdo 144 minuta.
Sulmuesi më i mirë në këtë sezon në Premier Ligë deri tani ,Wayne Rooney aktualisht është i jashtëzakonshëm me një reputacion që dita – ditës po rritet.
Ai ka shënuar 33 gola në 39 paraqitje në të gjitha garat duke patur gol çdo 109 minuta.
Numri 10 i United ka fituar në ndeshjen kundër Liverpoolit të dielën por LajmeSport kërkon mendimin tuaj.
A mendoni se Rooney e ka mposhtur Torresin në 12 muajt e fundit. Tek Castrol Rankings anglezi rradhitet i 8 kurse Torres është afër vendit të dytë.
20 Vendet e para sipas Castrol Rankings :
/LajmeSport.com
Tags: 12 Muaj, Kush, mire, Qenë, Rooney, Torres
FINALJA: FC Bayern Munchen v Chelsea FC ?
Total Voters: 21,984