Pas eliminimit nga CL, Real Madrid udhëton në stadiumin Jose Zorilla, por kësaj here pa super-yllin brazilian Kaka`.
Braziliani kishte lënduar muskulin e majtë gjatë trajnimeve të shtunën dhe stafi mjekësor e ka këshilluar Pellegrini që ta pushojë atë ngase Kaka` nuk do të jetë i gatshëm të luajë kundër los Pucelanos.
Sidoqoftë,Kaka` ka bërë disa komente pas eliminimit të mbretërve nga CL. Këshilltari i tij e ka quajtur Pellegrinin ‘frikacak’ përmes akountit të tij në Twitter, ngase Kiliani e kishte zëvendësuar Kaka` në një moment jo të mirë.
Pse nuk do të luajë Kaka` mbetet të shihet gjatë ditëve në vazhdim, kurse trajneri ka ende për të komentuar mbi vendimet e tij para ndeshjes që zhvillohet nesër.
Skuadra e Realit kundër Valladolid: Casillas, Dudek; Sergio Ramos, Albiol, Arbeloa, Metzelder, Marcelo, Garay; Diarra, Gago, Lass, Xabi Alonso, Granero, Guti, van der Vaart; Cristiano Ronaldo, Higuain, Raul.
/LajmeSport.com
Tags: formacion, Kaka, Nuk, Përfshihet, Valladolid