Stevan Jovetic i ka treguar Real Madridit se ai nuk ka ndërmend të largohet nga Fiorentina në fund të sezonit.
I riu nga Mali i Zi ka pasur formë shumë të mirë këtë sezon dhe kjo ka tërhequr vëmendjen e Los Blancos.
Shtypi spanjoll ka njoftuar se ai mund të transferohet në Bernabeu për një mega-ofertë.
“A jam duke menduar për ndërrimin e ekipit? Jo. Po punoj mjaft mirë tek Fiorentina”,deklaroi ai për Dnevni Avaz.
“Për çdo rast, unë kam kontratën që më mban këtu deri në vitin 2013.Tani duhet të fokusohemi në Serie A dhe Coppa Italia”.
“Mendoj se është herët ta lë Firencën , qytet të cilin e dua”.
/LajmeSport.com
Tags: Fiorentina, Jovetic, largim, Nuk, Real madrid
FINALJA: FC Bayern Munchen v Chelsea FC ?
Total Voters: 21,984