Ish sulmuesi i Arsenalit Thierry Henry e ka favorizuar Arsenalin që të fitoj Premier Ligën dhe të mposht në garë për këtë trofe Chelsean dhe Manchester Unitedin, edhe pse Van Persie nuk luan.
“ Them sinqerisht se Arsenali mund ta fitoj premier ligën dhe unë këtë e kam menduar që në fillim të sezonit.”
“ Kjo do të ishte më e sigurtë nëse ata do kishin një sulmues që shënon 20 e më shumë gola.”
“ Nëse Robin Van Persie nuk do ishte lënduar para krishtilndjeve, kush e di se çfarë do kishte ndodhur.”
“ Nëse Arsene Wenger fiton trofeun këtë sezonë me një ekip aq të ri, atëherë kjo do ishte gjë e madhe, pjesërisht për shkak se ai kishte thënë se kjo skuadër ka potencial për të arritur shumë në fillim të sezonit.”
“ Të gjithë e kritikuan kur ai thoshte se skuadra e tij mund të fitoj një trofe – dhe kush qesh tani ?”
“ Ai dëshironte të bënte gjërat siç donte vet dhe ka treguar se nuk e kishte gabim.”
“ Unë e di se shumë njerëz e fajësojnë për mungesë titujsh, por ai çdo vit e më tepër po i afrohet majes.”
“ Ata kanë madje forcë për të vazhduar më tutje edhe në Ligën e Kampionëve.”
“ Pa ofenduar askë, mendoj se Arsenali është shumë i fortë për Porton.” Përfundoi Thierry Henry.
/LajmeSport.com
Tags: Barcelona, Henry, La Liga