Genoa ka arritur të nxjerrë një barazim të artë në Meazza ndaj Interit në një takim të shoqëruar pa gola dhe me tensione të mëdha.
Genoa luajti perfekt që nga fillimi duke bllokuar strukturën e mesfushës që lidhet me sulmin. Për këtë shkak as Balotelli që ishte i lodhur, e as Pandev nuk u vërejtën.
Pjesa e parë ishte tejet monotone dhe përpos një goditje nga distanca nga Giandomenico Mesto asgjë tjetër nuk pamë.
Në pjesën e dytë shohim lojë pak më të gjallë me inkuadrimin në lojë të Quaresmas dhe Eto’os.
Interi bëri përpjekje të mëdha që të shënoj por nuk arriti dot përkundër disa gjysmërasteve dhe mos akordimit të penaltive nga arbitri.
Genoa ka mundur të dalë e fituar nga Meazza po të shënonte Palladino në rastin më të mirë të takimit kur nuk arriti ta parabolloj portierin Cesar.
Kështu përkundër vlimit të Mourinhos në tribuna, Inter barazon dhe mban përsëri atë distancë të vogël dhe nuk iki në pikë me Milanin. Inter ka 59 pikë, kurse Milan katër më pak.
Qëndroni me ne për deklaratat…
/LajmeSport.com