Menaxheri i Manchester United Sir Alex Ferguson vazhdon të jetë tejet i frustruar me Wayne Rooneyn për arsye se ai është pa pushim, dhe luan nga tri ndeshje në javë, dhe dy ndeshjet e luajtura së fundmi në Wembley e kanë lodhur Rooney, dhe për këtë arsye Fergie do të detyrohet ta lë atë në pankinë ndaj Wolves.
Sir Alex fajëson Rooneyn për paraqitjen e tij 90 minuta me Anglinë dhe jo Fabio Capellon për shkak të siç tha Ferguson entuziazmit të lartë të Rooneyt për të luajtur.
“ Unë nuk mendoj se ai është dashur të luaj.”
“ Është entuziazmi i tij që ka shkaktuar këtë. Problemi i tij është që nuk di të thotë jo.”
“ Ai na tha të dielën se po ndjente dhimbje në gju. Më pas të gjithë e mbajtën menzi në krah, dhe ai përsëri dëshiroi të luante.”
“ Fabio Capello duhet të zgjedh ekipin më të mirë. Një fitore ishte me rëndësi dhe nuk e fajësoj atë.”
“ Isha më i zhgënjyer me Rooneyn. Pse nuk doli nga loja? Nuk mund të besoj.”
“ Është vështirë të ndalosh entuziazmin e njerëzve si Rooney.” Tha Fergie.
“ Ai është i papushuar. Ai nuk mund të ulet. Ai gjithmonë është në lëvizje.”
“ Edhe në hotele ai lëviz nga një tavolinë në tjetrën. Nëse jemi diku në udhëtim në Europë ai shëtit gjatë gjithë kohës.”
“ Nuk duam ta ndalojmë por mosha bën shumë gjëra të mira, si në këtë rast.”
“ Duhet të dini vet se ndonjëherë duhet të ndalni së shëtituri. Ndonjëherë ju duhet pak pushim.” Tha Ferguson.
/LajmeSport.com
Tags: Ferguson, man.utd, premier league