Mesfushori i Arsenalit Cesc Fabregas ka pranuar se ai nuk është i kënaqur dhe nuk mund të pajtohet me atë se ai nuk mund të luaj ndaj Portos në ndeshjen kruciale të Arsenalit në Ligën e Kampionëve.
“ Unë doja të luaja por mjekët më thanë të mos rrezikoj.”
“ Jam i pikëlluar pse nuk mund të luaj sepse ndeshja me Porton është me rëndësi për ne.”
“ Unë do të vuaj më shumë se zakonisht, duke shikuar nga tribunat.”
Arsenal ka humbur sfidën e parë në mënyrë kontraverse në Portugali me rezultat 2-1.
/LajmeSport.com
Tags: Arsenal, Fabregas, premier league