Wednesday, February 8th, 2012

Editorial: Garat për tituj në Ligat Europiane

Published on March 4, 2010 by   ·  

Me Premier Ligën, Serien A, La Ligën, Bundesligën dhe Ligue 1 në përfundim e sipër, LajmeSport.com analizon gjasat e skuadrave për të fituar titujt në ligat përkatëse, dhe zgjedh nga një favorit për kampionatin e caktuar.

Kampionatet po hyjnë në fazën më inkandeshente të mundshme, është faza e fundit ajo që përcakton fituesit e titujve, dhe në asnjë kampionat të lartpërmendur nuk është vendosur fituesi para kohe, madje madje, gara është me hapur se kurrë në secilin prej kampionateve veq e veq.

Premier Liga

Kandidatët për titull:

1. Chelsea
2. Manchester United
3. Arsenal

Manchester United është favoriti për titull në Premier Ligë, i zgjedhur nga staffi ynë. Jo rastësishtë është bërë kjo zgjedhje, pasi që United kohëve të fundit nuk po njeh kundërshtar, dhe duke parë formën, pozitën, skuadrën, dhe kalendarin në veçanti, United është favoriti numër një. Së shpejti United do të pres Chelsean në Old Trafford, impiant në të cilin United vështirë humb, dhe në të cilin pritet të vendoset titulli

Kur jemi te Chelsea, mbrojtja e Chelseat kohëve të fundit nuk u tregua aspak stabile, sidomos pas takimit ndaj Interit në Ligën e Kampionëve. Skuadra e Ancelottit është në pozitën e parë, por situata pritet të ndryshoj pas udhëtimit të Chelseat në Old Trafford, dhe takimeve tjera të vështira.

Arsenali nuk është outsider total . Arsenali nëse di ta shfrytëzoj kalendarin dhe lëshimin e pikëve nga skuadrat e lartpërmendura, shumë lehtë mund të shpallet kampion, pse jo.

Serie A

Kandidatët për titull:

1. Inter
2. Milan

Interi është favoriti jonë për të fituar Scudetton e pestë me radhë. Nerazzurët janë në rrugë shumë të mirë për ta bërë këtë, sidomos pas ndeshjeve të fundit kur u tregua formë e lartë në mbrojtje dhe në sulm. Interi është një kalibër më i lartë se Milani, dhe dy kalibra më i lartë se Roma, që për ne nuk është as pretendent matematikor për titullin.

Milani mund të jetë befasia e këtij kampionati. Milani duhetë të fitojë disa ndeshje të rëndësishme sikurse që është ajo me Romën, dhe Juventusin, dhe të shpresoj që Interi të humbas në raport me këto dy të fundit, gjë që teorikisht është e pamundur. Skuadra e Milanit nuk krahasohet me atë të Interit, dhe rosonerët ende nuk janë pjekur për të fituar Scudetton, sidomos pas derbit turpërues të 24 Janarit.

La Liga

Kandidatët për titull:

1. Real Madrid
2. Barcelona

Ah sa polemika pritet të zgjoj ky pohim i joni. Real Madridi, shikojeni nga cilido kënd që dëshironi, është favorit për titull, dhe jo kot është zgjedhur nga ne si i tillë.

Real Madridi po kalon formë fenomenale në 7 ndeshjet e fundit, dhe pasi që shënoi 15 gola në tre ndeshje, Reali ka filluar ose më mirë thënë është tmerri numër një i çdo skuadre në Europë. Marrë parasysh se Reali do të pres në Bernabeu Sevillën, e më pas do të tentoj ti hakmirret Barcelonën pikërisht në Bernabeu, Reali ka gjasa reale për të triumfuar në Maj, përkundër dy pikëve dizavantazh në raport me Barcelonën.

Kthehemi te Barcelona. Barcelona në njërën nga editorialet ishte përshkruar si skuadër që ka filluar të humbas shkëlqimin, dhe kjo është absolutisht e vërtetë. Shumë mund të mendojnë se ne jemi tifozë të Realit, por ky nuk është fakt, pasi që ndeshja me Malagën vërtetoi se pas El Classicos të zhvilluar në Camp Nou, e që e fitoi Barcelona, Barcelona njëkohësishtë humbi shumë, pasi që Manuell Pellegrini i mësoi skuadrat e vogla se si ta ndalin Barcelonën. Sidoqoftë, nëse Barcelona mposht Realin, përsëri nuk garantohet titulli. Mos të harrojmë se Barcelona do të duhet të udhëtoj në dy terrenet tradicionalisht të vështira, El Madrigal dhe Ramon Sanchez Pizjuan në javën e fundit, për tu takuar me Villarealin respektivisht Sevillën.

Ligue 1

Kandidatët për titull:

1. Bordeaux
2. Lyon
3. Montepellier
4. Marseille
5. Lille

Siç e shihni më lartë Franca është vendi ku do të luftohet vërtetë me të gjitha armët për titull. Kalendari është i ngjeshur, dhe skuadrat mes veti nga lideri Bordeaux deri te Lille i ndajnë 4 pikë.

Sidoqoftë, Bordeaux është top favorit për titull pasi që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara dhe ka traditën, skuadrën, formën dhe gjithçka për të fituar, si në rang vendor ashtu dhe ndërkombëtar.
Montpellier është befasia e këtij kampionati por sipas analistëve kjo skuadër do të bie nga piedestali pasi që Lyon dhe Marseille po vijnë nga seritë prej 5 fitoreve radhazi.

BundesLiga

Kandidatët për titull:

1. Bayern Munchen
2. Bayer Leverkusen

Bayern Munchen menzi riktheu pozitën e parë pas disa muajsh në pozitën e dytë. Pas një serie prej 11 fitoresh që ende vazhdon, Bayerni konsiderohet si i paprekshëm në Gjermani, dhe prandaj i ka të gjitha predispozitat për të fituar titullin e 32 në histori të klubit.

Bayer Leverkusen pas luftës së ashpër, më në fund lëshoi fronin. Sidoqoftë, Leverkusen ende është pranë Bayernit dhe nëse eventualisht ndodhë që Bayern të lëshojë pikë, e që është vështirë e mundur, Leverkusen do të kërcej dhe do të spastroj situatën.

Arnolld Korenica, LajmeSport.com

Tags: , , , , , , , , , , ,

  • Lisi-Theranda

    Ne Spanje Barcelona Se hiq hiq ni barazim ja merr realit edhe ja merr titllin apet
    Ne Angli Man Utd
    Ne Itali Inter
    Ne Gjermani Bayern Munih
    Ne Scotland Glasgou Raingjers
    Ne zvicerr Basel
    Ne kosov Trepqa
    Ne rumani Cluji
    Austri Salzburgi
    Sloveni Luka Koper

  • http://htp1 catalano

    ose jeni ju me realinm qse nuk merrni vesh nga futbolli ku ka pike shansi reali te marri la ligen barca do ta shkaterroj prap 2 me 6 realin se reali ben me ato malaga xerez tenerife po pse nuk beri me milanin apo me lionin nje skuader mesatare po ku ka shans reali me barcen me chelsean apo e te tjera

  • trimi

    bordoaux, real madrid, man utd, bayern munchen, inter………. kto jan kampionet per ket sezon……………………………….

  • http://www.sportiekipor.webs.com gazmenad-www.sportiekipor.webs.com

    nuk pajtona me juve hiq per angli se Chelsea E Fiton per tjerat pajtona a per Angli jo Chelsea Champion

    Veq vazhdoni ju lajmesport.com se mat mirt jeni Valla

  • http://www.sportiekipor.webs.com gazmenad-

    sigurisht ma qlyni mesazhin qe thash ne Angli : Chelsea Ne Spanj : Barcelona

    Ma Qlyni qe thash spajtohem me ju aspakkkk Ne Angli nuk e fiton Unitedi Por E Fiton Chelsea . Ne Spanj Nuk E Fiton Reali Por E Fiton Barcelona Ne Itali Pajtohem Me Ju Ne Franc Pajtohem Me Ju Po Ashtu Edhe Ne Gjermani Pajtohem Me Ju.

    Ne Angli E Ne Spanj nuk pajtohem me ju aspak se gabim e keniii

  • http://inter-m.tk inter

    forza inter

  • barca shampion-messi best

    nuk ja dakord qe realli asht favorit per titull barca shum mir asht tu lujt ne la liga e ka vec ni humbje edhe ajo u prit se ka pas shum te lendum kunder ni skuadre shum te fort si atletiko madridi edhe shti mo u kthin kejt lojtart edhe kismet apet ka mu kthi ajo barcelona shkatrruese

  • http://lajmsport.com samed acmilan

    acmilan kampion esht

  • http://lajmsport.com samed acmilan

    acmilan kampion esht

  • http://lajmsport.com samed acmilan

    Bayer Leverkusen kampion

  • http://lajmesport.com Shkelqim

    lajmesport qetu e keni knaq kejt kerka sjenii !
    Premier league
    1.CHELSEA
    La Liga
    1.BARCELONA
    Seria A
    1.INTER
    Ligue 1
    1.Bordeux
    BundesLiga
    1.B.Leverkuzen

    MES FOLNI PALIDHJE ATY REAL HAMAMIN REALI MANCHESTER UTD HAMAMIN SDI QYSH PO MUNI ME FOL KSHTU RRI BRE VLLA MES FOLNI VEC PALIDHJE PARASHIKIMET I BONI A KURR SJENI TE SAKT ..RRINI PASH ZOTIN
    SE SKENI LIDHJE

Reklama

Lajmet e Fundit

Editoriale

Chelsea's players celebrate the opening

Editorial: Rikthim i Kampionëve – Pesë gjëra që kemi mësuar nga derbi anglez

LajmeSport.com i është kthyer një editoriali mjaftë të ...
Ivorian striker Didier Drogba (CL) celeb

Lojtari i botës për këtë javë

Lojtari i Chelseat i cili këtë javë shkëlqyer ...
Untitled-1

LIVE TRANSFERIMET

Siç ju kemi paraljmëruar më herët se stafi ...

Advertisements

Refero dhe Fito 
Refero dhe Fito