Thursday, May 24th, 2012

Do të kthehem më i fortë se kurrë

Published on March 6, 2010 by   ·   7 Comments

Mesfushori i Arsenalit Aaron Ramsey është shprehur për herë të parë pas thyerjes së këmbës, duke thënë se ai do të kthehet më i fortë se kurrë, dhe se nuk dëshiron të kujtoj më atë që ndodhi.

Aaron Ramsey theu këmbën pas një dueli me një lojtar të Stoke Cityt, që e ka lënë të riun e Arsenalit me një frakturë të dyfishtë.

“ Më kujtohet shumë qartë se çfarë ndodhi dhe pas duelit unë u zgjova të shoh, dhe pashë se këmba ime ishte thyer dhe qëndronte në një kënd.”

“ Unë i kam parë imazhet pasi që ndodhi kolizioni, por unë nuk dua të flas shumë për atë duel pasi që nuk mund të ndryshoj atë që ndodhi.”

“ Është vështirë për mua që të kthehem në momentet më të mira. Mendoja se kam përparuar këtë sezonë, dhe kështu kjo është një goditje e rëndë. Është vështirë për tu përballuar, por jam i ri dhe e kam jetën përpara.” Theksoi Ramsey.

“ Unë u operova javën e kaluar, por do të marr kohë derisa të shërohem, por jam i përkushtuar dhe i fokusuar që të kthehem më i fortë dhe më në formë se kurrë.”

“ Dëshiroj të falenderoj tifozët anë e mbarë botës për mbështetjen. Jam krenar që jam lojtar i Arsenalit, dhe mbështetja juaj më ka bërë të prekem.”

“ Së fundmi, i dëshiroj çdo të mirë bashkëlojtarëve të mi për pjesën tjetër të sezonit. Unë e di se mund të fitojmë titullin dhe do ti mbështes gjatë gjithë kohës për këtë.” përfundoi Ramsey.

/LajmeSport.com

Tags: , ,

  • barca shampion-messi best

    valla be ishallla sherohesh se gjyna per ti hala je i ri e ki shanc mu ba lojtar shum i mir

  • http://www.lajmesport.com Besi

    o ishall ,men shu8m shpej qaoo tifo arsenal

  • albi

    bravoooooooo bravooooooooo bravooooooooo
    tash i duhet ketij nje kontrate te perjetshme ne arsenal
    sepse ky do te jete thierry henry i 2 ne arsenal
    forver arsenal

  • Roni Arsenal

    bravoooooooooooooo Aaron Rmasey,deshiroj sherim sa me te shpejt dhe shum kam qef te te shoh mat fort se kurr,Ramsey Nr.1

  • naim-real madrid

    ishalla sherohesh ma shpejt

  • cani

    sherim sa me te shpejt arsenal campion

  • http://arsenal.com ARSENAL

    Wallaaa je shper lojtar t`duaaa shumm aaa ♥♥

Anketë

FINALJA: FC Bayern Munchen v Chelsea FC ?

  • Chelsea FC (51%, 11,213 Votes)
  • Bayern Munchen (49%, 10,774 Votes)

Total Voters: 21,984

Loading ... Loading ...

Advertisements

Reklama

Lajmet e Fundit

Editoriale

Chelsea's Ivorian forward Didier Drogba

10 lojtarët më të mirë këtë sezon në UCL sipas ekspertëve

LajmeSport.Com sjellë tek ju listën e 10 lojtarëve ...
Britain Soccer Premier League

DEBAT: Fituesi i Premier League sezonin e ardhshëm?

Edhe pse ka vetëm një javë që ka ...
Napoli - K

5 Arsye për të shikuar finalen e Kupës së Italisë

Të gjithë gjatë këtij vikendi jemi hutuar pas ...

Advertisements