Thursday, February 9th, 2012

Debat : Kush do të jetë Kampioni i Premier Ligës, La Ligas ,Serie A dhe Bundesligës ?

Published on March 14, 2010 by   ·  

LajmeSport parashtron debatin mbi katër ligat më prestigjioze në botë.

Premier Liga Angleze

Lufta për titull në Premier Ligë bëhet dita-ditës më e nxehtë dhe më kulmore. Kanë mbetur edhe 8 javë deri në fund të sezonit dhe pretendentët kryesorë për titull janë gjithnjë e më afër njëri – tjetrit.

Në tabelën e Premier Ligës angleze dominojnë tri-super ekipe. Chelsea dhe Arsenali kanë nga 64 pikë dhe gjinden në dy pozitat e para kurse Manchester United i treti me 63 pikë dhe nëse fiton kundër Fulham me 66 pikë ngritet në pozitën e parë.

Pasi jemi në përfundim të sezonit këto tre ekipe nuk dorëzohen lehtë kurse dëshirë e flaktë për titull mbizotëron tek Arsenali dhe Chelsea , të cilët dëshirojnë trofeun medoemos, mirëpo nuk duhet përjashtuar Manchesterin i cili po kalon formë të jashtëzakonshme.

Në Premier Ligë: Kush do të jetë kampion për këtë sezon?
Manchester United, Chelsea ose Arsenal ?

La Liga Spanjolle

La Liga spanjolle xhiro pas xhiro po bëhet gjithnjë më interesante dhe ekipet që dominojnë janë kush tjetër pos Realit dhe Barcelonës, të cilët kanë nga 62 pikë me nga 25 ndeshje të zhvilluara.

Kanë mbetur edhe 12 javë deri në përfundim të kampionatit spanjoll dhe fituesi akoma mbetet i paqartë.

Mirëpo ndoshta takimi i dytë mes këtyre dy ekipeve që zhvillohet në Santiago Bernabeu mund të përfundojë dilemën e kampionit për këtë sezon dhe njëkohësisht të ndalet Barcelona dhe paratë e shpenzuara të Florentino Perezit të tregojnë rezultat , pasi mbretërit janë eliminuar nga CL dhe nga Copa del Rey.

Në La Liga: Kush do të jetë kampion për këtë sezon ?
Real Madrid apo Barcelona ?

Serie A Italiane

Edhe këtu ende nuk është përcaktuar fituesi i Scudettos. Interi që nga fillimi i sezonit ka kryesuar kurse Milani dhe Roma përkundër startit të dobët , ia kanë arritur qëllimit që të luftojnë për Scudetto.

Nerazzurët kryesojnë në vendin e parë me 59 pikë, por ndeshjen e fundit kundër Catanias ata pësuan humbje me rezultat 3-1. Milani me fitore eventuale do t’i afrohej liderëve për vetëm 1 pikë kurse Roma nëse fiton do të ketë 4 pikë më pak se Inter dhe 3 më pak se Milan.

Në Itali kanë mbetur gjithsej edhe 9 xhiro dhe gara për titull deri në fund të sezonit do të jetë shumë e nxehtë.

Në Serie A: Kush do të jetë kampion për këtë sezon:
Inter , Milan apo Roma?

Bundesliga Gjermane

Në kampionatin atraktiv gjerman lufta për titull mbetet e hapur. Përfundimi i kampionatit është shumë afër dhe pikët mes tre ekipeve pretendente janë shumë të ngjeshura.

Bayern Munich është lider me 56 pikë kurse i dyti është Schalke 04 me 54 pikë dhe i treti është Bayer Leverkusen i cili në rast fitore do të ketë 53 pikë të mbledhura.

Bayern Muncich po kalon formë të mirë duke mos humbur pikët në çdo ndeshje kurse edhe Schalke, Bayer Leverkusen nuk dorëzohen.

Në Bundesligë : Kush do të jetë kampion në këtë sezon:
Bayer Munich, Schalke apo Bayer Leverkusen?

LajmeSport.com ju fton të merrni pjesë në këtë debat. Shprehuni në hapësirën për komente mbi këto të dhëna që i përgatitëm për ju.

Mentor Vuçitërna, LajmeSport.com

Tags: , , , , ,

  • bARqa

    Liga Angleze ——————————————————Chelsea————————————————–Seria A———————————Inter———————————————————————————La Liga———————–Barcelona——————————-Bundes Liga———— —————————–Bayern Munhen D.M.TH-Chelsea,Inter,Barcelona,bayern Munhen

Reklama

Lajmet e Fundit

Editoriale

Chelsea's players celebrate the opening

Editorial: Rikthim i Kampionëve – Pesë gjëra që kemi mësuar nga derbi anglez

LajmeSport.com i është kthyer një editoriali mjaftë të ...
Ivorian striker Didier Drogba (CL) celeb

Lojtari i botës për këtë javë

Lojtari i Chelseat i cili këtë javë shkëlqyer ...
Untitled-1

LIVE TRANSFERIMET

Siç ju kemi paraljmëruar më herët se stafi ...

Advertisements

Refero dhe Fito 
Refero dhe Fito