Trajneri i Bayern Munich, Louis van Gaal ka deklaruar se Rooney është lojtari më i rëndësishëm tek Manchester United dhe statistikat e tij tregojnë se ai ka shënuar 31 gola.
Por van Gaal kishte kuptuar gjërat gabim. Rooney ka 34 gola kurse Dimitar Berbatov ka shënuar 12 gola gjithsej.
Arjen Robben kishte deklaruar se United është ‘vetëm një ekip’. “Rooney ka qenë fenomenal këtë sezon”, deklaroi holandezi. “Për momentin ai është zgjidhja e vetme , por çka nëse ai nuk funksionon?”
Tani ne duhet të shohim se si do të funksionojë Manchesteri pasi lëndimi në fund të lojës i Rooneyt mund t’i shkaktojë shumë probleme sepse ata takohen në Old Trafford kundër Chelseat në kuadër të Premier Ligës dhe alternativat e sulmit nuk janë të sigurta. Michael Owen, Danny Welbeck janë të lënduar kurse Federico Macheda ka ngecur prapa me formën e tij. Berbatov është e vetmja zgjidhje mirëpo 30.75 milionë £ që kushtuan për transferimin e tij nga Tottenham, nuk janë shpërblyer aq sa duhet nga bullgari, sepse ai ka shënuar 12 gola në 35 paraqitje.
Një bonus i madh për Bayern Munich do të jetë rikthimi i lojtarëve kyç, siç janë: Bastian Schweinsteiger dhe Robben, i cili në formën e tij të mirë mund t’i shërbejë në maksimum Bayernit. Ndërkohë Schweinsteiger do të jetë pengesë për Darren Fletcher dhe Michael Carrick.
Avantazhi në shtëpi do t’i shërbejë gjermanëve por një gjë është e sigurtë – nëse Rooney mungon, shansat e Bayern për kualifikim janë të mëdha.
/LajmeSport.com
Tags: Bayern, CL Debat, favorit, Lëndim, Rooney