Qendërmbrojtësi i Liverpoolit Jamie Carragher ka aluduar në një largim të mundshëm nga Anfield, pasi që siç tha ai, nëse klubi nuk ja ofron kontratë, ai nuk do të mërzitej dhe do të largohej.
32 vjeçari e ka kaluar tërë jetën në Liverpool dhe një largim i mundshëm në këtë kohë nuk është përjashtuar as nga vetë lojtari.
“ Klubi do të më ofroj kontratë të re nëse më do këtu.”
“ Nëse jo, ska lidhje, und do të bëj më të mirën dhe nëse duhet të largohem, do të largohem, ska problem. Nuk do të mërzitesha.”
Carrager ka mbi 500 paraqitje në fanelën e The Reds që kur nënshkroi kontratë profesionale në vitin 1996, duke fituar dy FA Cup, një Carling Cup dhe Ligën e Kampionëve në 2005.
/LajmeSport.com
Tags: Carragher, Liverpool, premier league