Tuesday, February 7th, 2012

Beckham: Asgjë e pamundur

Published on March 8, 2010 by   ·  

Mesfushori i Milanit David Beckham ka zbuluar kënaqësinë e të rikthyerit në Old Trafford si lojtar pas shtatë vitesh. 34 vjeçari ishte pjesë kryesore e Manchester Unitedit kur fitoi në vitin 1999 Ligën e Kampionëve me klubin më të madh anglez.

“ A jam nervoz? Jo, por jam i lumtur sepse është hera e parë në shtatë vite që kthehem në Old Trafford për të luajtur.”

“ Do të takoj shumë shokë që më mbështetën për aq shumë vite. Ishte gjithmonë ëndrra ime të luaja për Manchester Unitedin dhe unë kurrë nuk e kam pritur se do të kthehem me një fanelë tjetër. Tani të kthehem atje si lojtar i Milanit do jetë kënaqësi.”

“ Ata që ëndërrojnë për Manchester Unitedin nuk duhet të bëjnë ashtu për tu bërë të pasur. Duhet ta bëni për krenarinë e të luajturit për Manchester United. Si fëmijë, ky ishte klubi i vetëm për të cilin doja të luaja.”

“ Si Milani, United është një klub i madh dhe ajo është familja ime. Gjëja e parë që më tha Sir Alex Ferguson në Manchester ishte të punoja shumë.”

Italianët duhet të kthehen nga deficiti prej 3-2 nga ndeshja e parë, dhe Beckham refuzon të dorëzohet përkundër dizavantazhit.

“ Nëse luaj të mëkurën mbrëma nuk do të jem i frikësuar, në një mënyrë do të kem kënaqësi sepse unë isha lojtar i Manchester United për aq shumë vite dhe unë e di se çfarë do të thotë për lojtarët tjerë të shkojnë atje.’ Tha Bekcham duke u referuar në stadiumin që quhet ndryshe dhe ‘ Teatri i Ëndrrave.’

“ Të luash në Old Trafford është gjithnjë e vështirë, do të jetë vështirë të fitojmë, sidomos 2-0.”

“ Ne e dijmë se nëse luajmë mirë, bëjmë pasime të mira, dhe krijojmë shumë raste, ne kemi mjaft lojtarë që mund të shënojnë. Ne e dijmë se është ndeshje shumë e vështirë, por asgjë nuk është e pamundur.” Deklaroi Beckham për Milan Channel.

/LajmeSport.com

Tags: , ,

  • http://www.lajmesport.com arlind

    weq luni mir se gjithqka mundet me ndodh.

  • betush

    o keni me shku perpara ato e keni sigurt 99.99% milani ka me shku

  • c.ronaldo

    ska shanseeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee milani mu kualifiku ne teatrin e endrave kena me fitu

  • http://youjizz.com isuf

    millano ska shanc me fitu teatrin e endrrav MANCHESTERI KA ME SHKUU manchester championss

  • Leo Messi

    sipas parashikimit tem MILAN 3-1 MAN.UTD qishtu edhe kshtu qe millano shkon

Reklama

Lajmet e Fundit

Editoriale

Chelsea's players celebrate the opening

Editorial: Rikthim i Kampionëve – Pesë gjëra që kemi mësuar nga derbi anglez

LajmeSport.com i është kthyer një editoriali mjaftë të ...
Ivorian striker Didier Drogba (CL) celeb

Lojtari i botës për këtë javë

Lojtari i Chelseat i cili këtë javë shkëlqyer ...
Untitled-1

LIVE TRANSFERIMET

Siç ju kemi paraljmëruar më herët se stafi ...

Advertisements

Refero dhe Fito 
Refero dhe Fito