Bayern Munchen ka arritur të kualifikohet për çerekfinalen e Ligës së Kampionëve ashtu si Arsenali që turpëroi Porton.
Fiorentina eliminohet me fitore

Fiorentina nuk ka arritur të shkruaj historinë dhe të kualifikohet në çerekfinale të garës më të madhe europiane Liga e Kampionëve pasi që nuk i kishte golat e mjaftueshëm për të kaluar më tej.
Fiorentina me të filluar takimi bëri presion në Bayernin, dhe efektet shihen pas 27 minutash lojë kur Juan Manuel Vargas shënon nga një kënd i vështirë për 1-0.
Me të filluar fraksioni i dytë, Stevan Jovetic pas një asistimi të Alberto Gilardinos shënon për 2-0 dhe gëzimin e madh të tifozëve të Fiorentinës.
Pas një pasimi jashtëzakonisht të mirë të Riberys, është Van Bommel ai që nga distanca me një goditje të ulët mposht portierin Frey, për 1-2 (60’).
Është Stevan Jovetic që shënon golin e dytë në këtë takim në minutën e 64 dhe përsëri zgjon në këmbë 50 mijë tifozë në Artemio Franchi. 3-1.
Gëzimi nuk zgjati as një minutë, kur pa pritur Arjen Robben lancon një projektil holandez duke e befasuar portierin Aleksander Frey dhe duke heshtur tifozët në impiant. Është befasuese paraqitja katastrofale e Frey që njihet për intervenime të mira.
Kështu për shkak të diferencës së golave Fiorentina fatkeqsisht eliminohet.
Arsenali shkel Porton

Arsenali e ka shkatërruar Porton në Emirates Stadium me rezultat 5-0 meqë rast është kualifikuar për çerekfinale.
Arsenali nuk pati nevojë për Fabregasin në këtë takim pasi që punën e kishin kryer Nasri dhe Arshavin.
Është Bendtner ai që shënon dy herë nga situata të pastra për dy golat e parë (9’) dhe (25’).
Në pjesën e dytë Porto filloi mirë me dy raste mjaft të volitshme të cilat nuk i shfrytëzoi.
Samir Nasri pas një sllallomi francez bërë ndaj mbrojtjes së dobët portugeze, arriti të shënoj nga një kënd mjaft i vështirë për 3-0 (63’).
Emanuel Eboue tre minuta më vonë pas asistimit të dytë të Arshavinit fantastik në këtë takim shënon lehtë për 4-0.
Dhe në minutën e fundit, Nicklas Bendtner nga penalita shënon për rezultatin përfundimtar 5-0 dhe kualifikimin e Arsenalit për në çerekfinale.
/LajmeSport.com