Juventusi ka arritur të kualfikohet pas një barazimi pa gola në Stadio Olimpico me Ajaxin. Villareali nga ana tjetër është shkatëruar në transfertë nga Wolsfburgu.
Ajaxi ishte skuadra më e mirë gjatë gjithë takimit, por nuk arriti të shënojë. Juventusi kishte avantazh nga ndeshja e parë në Holandë prej 2-1 meqë rast siguroi kualifikimet falë dy golave me kokë të Amaurit.
Wolfsburgu u tregua i pamëshirshëm ndaj Villarrealit. Edin Dzeko në minutën e 10 hapi serinë e golave. Angelnë pesë minuta më vonë me një autogol dyfishoi epërsinë.
Joan Capdevila zvoglon epërsinë në minutën e 30 kurse 11 minuta më vonë Gentner shënon për 3-1. Kapakun takimit ja vuri Grafite në minutën e 64.
Valencia po i zhvillon vazhdimet ndaj Club Brugge pasi që ashtu si në ndeshjen e parë edhe e dyta përfundoi në kohë të rregullt me rezultat 1-0.
Skuadrat që janë kualifikuar për fazën 1/16 të Europa League janë:
Sporting Lisbona
Rubin Kazan
Juventus
Lille
Standard Liege
Werder Bremen
Wolfsburg
Anderlecht
Athletico Madrid
Marseille
Fulham
Hamburg
Benfica
Liverpool
Panathinaikos
/LajmeSport.com
Tags: Europa League, Juventus, Villarreal
FINALJA: FC Bayern Munchen v Chelsea FC ?
Total Voters: 21,984