
Manchester United është fituesi i trofeut Carling Cup. Djajtë e kuq mposhtën në finalen e madhe të Wembleyt Aston Villën me rezultat 2-1.
Ndeshja ishte e jashtëzakonshme në të dyja fraksionet.
Në pjesën e parë, Agbonlahor depërton në thellësi të zonës së Manchesterit ku ndalet në mënyrë të palejuar nga Ferdinand, arbitri akordon 11 metërsh.
James Milner ishte i pagabueshëm dhe shënon pas 5 minutash lojë për 1-0.
Tetë minuta më vonë, Dimitar Berbatov asiston për Michael Owen që shënon si në kohërat më të mira të tij për 1-1. Atmosfera impozante në impiant.
Pak para përfundimit të pjesës së dytë, Wayne Rooney inkuadrohet në lojë në vend të Michael Owen.
Rooney tregoi klasin në pjesën e dytë, dhe shënon për titullin e parë këtë sezonë për rezultatin 2-1.
Ky është titulli i parë i Manchester United këtë sezonë. Përpos në këtë garë, Manchester United po garon edhe në Ligën e Kampionëve dhe në Premier Ligë ku i ka punët shumë mirë.
Fotot e festimit do të jenë së shpejti te vendi, vetëm tek ne, ndërsa golat shikojini më poshtë…








James Milner (penalti) 1-0
Michael Owen 1-1
Wayne Rooney 2-1
Tags: Aston Villa, Carling Cup, man.utd
FINALJA: FC Bayern Munchen v Chelsea FC ?
Total Voters: 21,984